8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjinit të 'Rrajave' të Fushë-Krujës, së bashku me Jurgen Zoton në ambientin e përbashkët. Të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe.

Pezullimi “do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës.

Hetuesit dyshojnë se Bajri u sulmua si mesazh nga Ibrahim Lici, rivali në arrati i Bajrave në Shkodër. Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se sipas Bajrit, Gjini dhe Zoto i kanë shkuar me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”. E kanë plagosur me një thikë artizanale, Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht. I plagosur mbeti edhe Jurgen Zoto

Pas ngjarjes, Zoto u transferua në burgun e Burrelit ndërsa Gjini në Drenovë, në izolim për 3 muaj. Thika artizanale është sekuestruar bashkë me celularin.

Njoftimi:

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pezullohen punonjësit e policisë së IEVP-Fier që ishin të planizuar në turn ditën e ngjarjes.

Ngjarja e së shtunës në IEVP Fier pezullon nga detyra punonjësit e sigurisë:

1- K/Inspektor G.B – Përgjegjës turni në regjimin e Brendshëm.

2- Inspektor Sh.H – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.

3- Inspektor A.A – Punonjës i rolit bazë.

4- Inspektor D.GJ – Punonjës i rolit bazë.

5- Inspektor A.H me detyrë punonjës i rolit bazë.

6- Inspektor P.K me detyrë punonjës i rolit bazë.

7- Inspektor S.Ç me detyrë punonjës i rolit bazë.

8- Inspektor A.S me detyrë punonjës i rolit bazë.

Pezullimi i punonjësve të sigurisë do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut Fier që kanë qenë të planizuar ditën e ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.