Reperi Noizy ka reaguar pas qarkullimit të videos në rrjete sociale ku shihet duke rrahur Cllevion. Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio ofendoi familjarët e tij ndaj nuk arriti të ruante durimin dhe e rrahu në mes të rrugës. Pas sherrit, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti ka bërë denoncim në polici. Burime bëjnë me dije se do të hetohet në gjendje të lirë Noizy, emri i të cilit është Rigels Rajku dhe babai i tij. 

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon...”, shkroi Noizy.

Ndërsa Cllevio, i cili shfaqet me lot në sy me postimet në rrjete sociale pretendon se goditjet e forta i kanë shkaktuar mpiksje gjaku në kokë dhe akuzon Noizyn se do të bëhet vrasës. Kleviol Ahmeti, 36 vjeç është vënë në prangat e policisë pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Cllevio doli nga shtëpia dhe u përfshi në sherr me reperin Noizyn në Durrës ndërsa më vonë u arrestua nga policia e Fierit.

“Pasoja fatale nëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë. Do vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy. Do bëhesh vrasës”, shkroi Cllevio.

Përplasja ndodhi jashtë lokalit të Noizyt në Durrës. Pas përplasjes verbale, Noizy godet me grusht Cllevion dhe shokët e tij i bashkohen. Cllevio është i njohur për një pjesë e publikut për disa këngë të tij dhe video që shpërndan në rrjete sociale. 

Postimet në Instagram

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Rrahu Cllevion në mes të rrugës, Noizy dhe babai i tij do të hetohen në gjendje të lirë

1654594607_babinojzi620x330.jpg

Pas sherrit, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti ka bërë denoncim në polici. Burime bëjnë me dije se do të hetohet në gjendje të lirë Noizy, emri i të cilit është Rigels Rajku dhe babai i tij.