Një sherr i nisur në ambientet e jashtme të një lokali mes dy shqiptarëve njëri 32 vjeç dhe tjetri 26 vjeç ka përfunduar me një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Chiari-t në Brescia të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë sot se dy shqiptarët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye ende të panjohura, e në sherr e sipër 32-vjeçari, Arben Kola, baba i dy fëmijëve të mitur, ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar nga bashkëkombasi i tij.
Agresori, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas rindërtimit të parë të skemës së ngjarjes nga ana e policisë, pasi e rrahu të riun dhe e la përtokë pa ndjenja dhe u arratis. Ai tashmë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes.
Menjëherë pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka arrestuar pak orë pas ngjarjes.
Sipas mediave italiane vrasësi i dyshuar ndodhet tashmë në polici, nën akuzën e vrasjes me dashje.

Vendi ku ndodhi ngjarja
Komente










