Sherri për guroren, Rithemelimi: Rama dorëzoi Krujën te fisi Rraja

Sherri për guroren, Rithemelimi: Rama dorëzoi Krujën te fisi Rraja

PD e Rithemelimit ka reaguar lidhur me dhunën e fisit Rraja ndaj dy kushërinjve  Bilbil dhe Jashar Maja. Përmes shefit të organizimit, Klevis Balliut, Rithemelimi thotë se Rama ka dorëzuar Krujën te fisi Rraja sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë pushtetin.

'Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës.
Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij. Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë.

Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Me atë dhunë ata po thonë: ky është territori ynë, jo i krutanëve. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh. Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera. Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë.'- tha Balliu.


Lajmi kryesor:

Rrajat dhunojnë 2 kushërinjtë, Tabaku: Familjarët e deputetit sundojnë si qeveri paralele! Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës


M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj