ITALI- Ajo luftoi me gjithë forcën që kishte në trup, por Etleva Bodi nuk ia doli dot dhe pas 48 orësh, mjekët e spitalit San Paolo në Savona nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të dorëzoheshin. Bashkëshorti i saj, Selami Bodi tentoi ta mbysë gruan e tij, 31 vjeç, dhe më pas mori urgjencën kur ajo nuk po merrte frymë. Etleva Bodi ja doli të mbijetojë 48 orë dhe la pas katër fëmijë.
Ditën që ndodhi ngjarja katër fëmijët flinin në dhomat ngjitur me dhomën e gjumit të nënës së tyre. Tani 41-vjeçari Selami Bodi, i arrestuar nga karabinierët e komandës provinciale të Savonës të drejtuar nga komandanti i kompanisë Fabio Truddaiu, ndodhet në burgun në Marassi, i akuzuar për vrasje.
Përballë kësaj situate, i vëllai i viktimës ka hapur një llogari në Gofound Me, ku i bën thirrje gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri, që ajo të prehet. Ndërkohë, kjo ndihmë do të shkojë edhe për rehabilitimin e katër fëmijëve të mitur, që kanë mbetur të vetëm, më nënën që ndërroi jetë dhe babanë tashmë në burg.
Sulmi ndodhi pak para mesnatës mes të premtes dhe të shtunës, në një apartament në via Corridoni, në lagjen Villapiana. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 13 vjeç, tashmë i janë besuar një të afërmi.
Si ndodhi ngjarja?
Burri dhe gruaja fillojnë të debatojnë për shkak të xhelozisë të 41-vjeçarit. Ajo e lë në dhomën e ndenjes dhe shkon në dhomën e gjumit. Pikërisht këtu 41-vjeçari që e dëgjon duke folur në telefon, hap derën dhe e sulmon. Ai i bërtet asaj dhe më pas e sulmon. Vetëm kur gruaja e tij nuk merr më frymë, ai e lëshon dhe telefonon numrin e urgjencës.
Personeli mjekësor dhe karabinierët mbërrijnë në vend. Mjekët e gjetën shqiptaren të pajetë në dysheme dhe pas 60 minutash në reaminacion ajo filloi të merrte sërish frymë. Efektivët e gjetën burrin, ende pranë gruas, e cila rrëfeu mes lotësh se kishte tentuar të vriste gruan.
Shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka denoncime nga gruaja e tij për dhunë. Ai vetë pranoi se javët e fundit debatet ishin gjithnjë e më të shpeshta.
Shqiptarja Etleva Bodi ndërroi jetë në Itali, pasi burri i saj tentoi ta mbysë, por pas 48 orësh ajo nuk mbijetoi dot. 31-vjeçarja ka lënë pas 4 fëmijë të mitur, të moshës 5 deri në 13 vjeç. I vëllai saj Erjon Kanolja ka dhënë detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa tregon se si nipi i tij vetëm 13 vjeç e ka marrë në telefon pas ngjarjes duke i thënë “daja hajde shpejt”.
I vëllai i viktimës ka hapur një llogari në Gofound Me, ku i bën thirrje gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri, që ajo të prehet. Ndërkohë, kjo ndihmë do të shkojë edhe për rehabilitimin e katër fëmijëve të mitur, që kanë mbetur të vetëm, më nënën që ndërroi jetë dhe babanë tashmë në burg.
“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 27 Tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës time të pafajshme ETLEVA BODI e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç :”Daja, hajde shpejt”, ishte thirrja e tij.
Forcat policore dhe mjekësorë dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime, por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak te traumës që pësoi dhe ndërroi jete mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00.
Motra ime la pas 4 fëmije ku më i madhi prej tyre është veçse 13 vjeç. Te 4 këta fëmije tani janë ne dore te drejtësisë Italiane dhe fatit pasi e ëma e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.
Ne bëjmë thirrje të gjithë shqiptareve dhe personave te ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihme sadopak për rehabilitimin që do t’u bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas.
Një ngjarje e tillë na ka lënë te shokuar dhe të mpirë, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traume e përjetshme si për ne ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skenë dhe momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj të pajetë dhe t’i rehabilitojmë këta 4 fëmijë jetim”, shkruan vëllai i viktimës.
Ja shqiptaret ne Itali, shume jane akoma shpellare dhe sillen si gangsterra dhe injorante. Te vrasesh nenen e femijeve t etu dhe t elesh 4 femije jetim, kjo eshte çmenduri. E kalofsh gjithe jeten ne burg o kriminel, se s'ke e nuk meriton vend tjeter perveç burgut.
PërgjigjuCfare beni more qelbesira. Po femijet pa nene more i qelbur a ste erdhi keq per femijet e tu?? Krijesa mostruoze
Përgjigju