Sherri / Si nisi përplasja personale
mes ministrit Tahiri e Gjutës

Sherri / Si nisi përplasja personale<br />mes ministrit Tahiri e Gjutës
TIRANE - Përplasja mes ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Vladimir Gjutës, pronarit të një sërë biznesesh në Tiranë, ka lindur fillimisht si pasojë e një denoncimi publik që Tahiri i bëri një vendimi gjykate, ku Vladimir Gjuta lirohej nga qelia, pavarësisht se akuzohej për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë. Më pas përplasja e Gjutës me forcat e rendit ka ndodhur në Tiranë, ku FNSH e ka arrestuar dhe shoqëruar me forcë në ambientet e policisë së Tiranës. Gjuta njihet si një eksponent i Partisë Demokratike.

Por çfarë e lidh Vladimir Gjutën me policinë dhe Saimir Tahirin?
Mësohet se fillimisht, përplasja e para e policisë pas ndryshimit të qeverisë ka ndodhur në prill të vitit 2014, kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ankohet pranë presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë për Vladimir Gjutën dhe nipin e tij, tashmë të shpallur në kërkim, Baftjar Brukën. Në atë kohë ata kanë qenë të dyshuar për tentativë vrasje të disa personave në Kukës. Kjo ka qenë krisja e parë mes Vladimir Gjutës dhe Saimir Tahirit.

Po përplasja e dytë kur ka ndodhur?
Konflikti i dytë ka ndodhur në muajin Qershor të 2014, kur një grup oficerësh të policisë kanë shkuar në vilën “Gjuta”, tek rruga e Elbasanit dhe kanë kërkuar disa pamje filmike. Oficerët ishin ngarkuar për hetimet e kryera lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo. Motori i vrasësve kishte kaluar disa herë para vilës “Gjuta”, dhe oficerët kërkonin pamjet filmike që kishin regjistruar kamerat e këtij biznesi. Vladimir Gjuta, nuk ka pranuar të dorëzojë pamjet filmike duke u bërë karshillik efektivave të policisë. Pamjet filmike janë marrë vetëm pas një vendimi sekuestroje të vendosur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Po më tej si shkuan konfliktet mes Vladimir Gjutës dhe Policisë së Shtetit?
Situata është ndërlikuar akoma dhe më tej, ku Gjuta ka vijuar të kundërshtojë punonjësit e policisë në disa raste në rrugët e Tiranës. Pas këtyre incidenteve në lojë kanë hyrë dhe inspektorët e tatimeve të cilët kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Gjutës, duke vendosur gjoba të rënda.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Qershor 2015

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës