Sheryl Sandberg: Femrat
ja si mund të bëjnë përpara

Sheryl Sandberg: Femrat<br />ja si mund të bëjnë përpara
Ky është një libër hedh dritë mbi një sërë problematikash që lidhen me mungesën e udhëheqësve femra në qeveri dhe biznes, me mungesën e barazisë në shoqëri dhe familje si dhe me feminizmin.

“Të bëjmë përpara” është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë një një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i mbajnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës si për shembull diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacimimi seksual. Analizohen edhe pengesat shoqërore si për shembull fakti që gratë punojnë dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën brenda shtëpisë. Së fundmi, ka edhe barriera të brendshme që femrat i ngrenë vetë duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe rolet gjinore të shoqërisë.

Autorja shprehet se që të shohim ndryshim, grate duhet të largohen nga këto role shoqërore dhe personale duke u munduar të arrijnë pozicione lidershipi. Ajo mendon se duke pasur më shumë zëra femërore në vende të pushtetshme, do të ketë mundësi më të barabarta për të gjithë. “Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë, dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë.” Libri i Sandbergut frymëzoi lëvizjen “Lean in” (“Të bëjmë përpara”), që ka për qëllim të ndihmojë femrat të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale duke “bërë përpara falë ambicieve të tyre”. Lëvizja krijon mbështetje me anë të tre rrugëve kryesore: komuniteti, edukimi dhe rrethet shoqërore.

Komuniteti fokusohet në shkëmbimin e informacioneve dhe ideve nëpërmjet historive dhe ideve të historive që inkurajojnë gratë të bëjnë përpara. Sektori i edukimit është një koleksion leksionesh falas për individët që duan të përmirësojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre udhëheqëse.  Së fundmi, seksioni i rretheve shoqërore fokusohet në grupe të vogla që krijojnë një hapësirë të sigurt online për bashkëpunim dhe mbështetje.
 
Janet Maslin në “The New York Times” e ka cilësuar “Një manifest që shënon një etapë historike.... “Të bëjmë përpara” do të jetë një libër me ndikim të madh. Ai do t’u çelë sytë femrave që janë rritur duke menduar se feminizmi i përkiste së shkuarës, që kanë ndot kur dëgjojnë këtë fjalë, por ecin pa e vrarë mendjen përmes dyerve që u ka çelur ai. Dhe do t’u japë zemër femrave që të vazhdojnë të ndjekin jetën e tyre profesionale.”

Ndërsa Gloria Steinem shkruan se: “Duke qënë se e kam lexuar “Të bëjmë përpara” të Sheryl Sandberg-ut, mund të dëshmoj se i flet një tiranie të brendshme, i kundërvihet barrierave të jashtme që krijojnë ato të brendshmet dhe shtyn femrat të ndihmojnë njëra-tjetrën për t'i luftuar të dyja. Mbron jo vetëm barazinë e grave në vendet e punës, por edhe barazinë e burrave në punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve. Edhe kritikët e tij po nënvizojnë pa dashje një çështje të rëndësishme: vetëm për gratë suksesi shihet si një pengesë ndaj të dhënit të këshillave.”
 
Të bëjmë përpara
Nëntitulli: Femrat, puna dhe dëshira për të udhëhequr
Autore: Sheryl Sandberg
Përktheu: Elsa Ballauri & Anja Basha
Zhanri: Publicistikë
Data e botimit: Tetor, 2013
Numri i faqeve: 294
Çmimi: 800 lekë

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie