Shfajësimi/ Meta dhe Berisha i faturojnë Bashës përgjegjësinë për krizën 

Shfajësimi/ Meta dhe Berisha i faturojnë Bashës përgjegjësinë për krizën 

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë nisur një fushatë shfajësimi në sytë e ndërkombëtarëve, duke ia faturuar Lulzim Bashës përgjegjësinë për krizën e prodhuar nga opozita, përmes ‘djegies’ së mandateve, protestave të dhunshme dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale. Shfajësimi i Metës dhe Berishës vjen pas dështimit të strategjisë për të detyruar kryeministrin Edi Rama të lëshojë pushtetin, përmes akteve ekstreme si dhe anulimit të zgjedhjeve lokale nga Meta. Rol përcaktues në strategjinë opozitare kishin SHBA-BE, të cilës u pozicionuan prerë kundër ‘djegies’ së mandateve, dhunës në protesta dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale, ndërsa theksuan herë pas here se qeveria dhe Parlamenti ishin legjitime. Presioni kulmoi kur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u paralajmëruar nga Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mathew Palmer me përfshirje në ‘listën e zezë’, ndërsa PD mund të shpallej organizatë e dhunshme. Palmer: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit....I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor”. 

Dy muaj më vonë, Presidenti Ilir Meta deklaron se nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën politike, ndërsa akuzoi në mënyrë të tërthortë Lulzim Bashës për një skenar ende të pakonfirmuar zyrtarisht për djegien e Kuvendit të Shqipërisë. “Ky informacion bënte të qartë që se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor, për të krijuar trazira, përfshirë edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë”.

Deklaratat e Metës detyroi Lulzim Bashën ta përgënjeshtronte. Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike theksoi se “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit”. 

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha besoi mbrëmjen e djeshme, teksa bëri përgjegjës Lulzim Bashën për djegien e mandateve, në një kohë kur Berisha ishte ndër të parët që e kishte hedhur një ide të tillë, madje një viti para. “Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi, ai duet ti dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje … Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”.

Ideja e djegies së mandateve është hedhur nga Berisha që në vitin 2018. Por u deshën disa muaj deri kur të bindte edhe LSI. Në dhjetor të 2018, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh e prerë kundër djegies së mandateve. "Unë mandatin e kam marrë me gjak. Nuk e lë Edi Ramën që të bëjë ç'të dojë. Mandati është i imi dhe jo i Edi Ramës, nuk ma heq dot mandatin ai mua. E djeg unë atë me kuç e me maç, me gjithë kriminelët”. Por, LSI ndryshoi mendim dy muaj më vonë. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muzllumutet jan Kanceri ne Trupin e Shqiperise tone !: 14/09/2019 09:25

    kta duhen ekzekutuar berisha -meta -basha , ku ti gjesh , perndryshe Shqiperia nuk do shroht kurr , dri ne vdekjen e saj. Kjo semundje vazhdon prej shekujsh ne ate vend dhe sot eshte ne gjendjen me te rende . Muzllumutet , duhet te ndalohe me Kushtetute te marrin Poste Drejtuese ne Politike s'duhet te arrine me shume se Deputete , perdryshe Kanceri do rrenoj per vdekje Shqiperine

    Përgjigju
  • Tini: 13/09/2019 21:32

    SPAKU ka material te bollshem me injorancen politike qe ka drejtuar vendin per 30 vjet .Hajdut dhe anti popull qe kur i hyne politikes

    Përgjigju
  • Germany: 13/09/2019 20:44

    Edhe 1here e me shume tregon ca i punoji Rama ketyre. S'kishin pare ndonjehere si Rama keta. Hajde zbor hajde.

    Përgjigju
  • BRSS: 13/09/2019 19:48

    TE DY DUHET TE ARRESTOHEN SE KAN 30 VJET QE BEJN LOJRA NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE JAN PLERA

    Përgjigju
    • O tej: 13/09/2019 22:38

      Njeni mu... e tjetri k*K

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS kthehet në tryezë me planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS kthehet në tryezë me planin e hetimit