Shfaqet filmi “Ska Ndal” për LGBT
Klosi: Pjesë e realitetit shqipta

Shfaqet filmi “Ska Ndal” për LGBT<br />Klosi: Pjesë e realitetit shqipta
“Ska Ndal” është filmi që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka shfaqur për të rinjtë e komunitetin LGBT, në kuadër të aktiviteteve të kësaj ministrie për 25-vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë.

Filmi dokumentar, “Ska Ndal” që i dedikohet lëvizjes për të drejtat e LGBT në Shqipëri dhe sjell përpjekjet që ky komunitet ka bërë në vite për t’u pranuar në shoqërinë shqiptare u shfaq në ambientet e Qendrës Rinore të Tiranës në prani të Ministrit të MMSR, Blendi Klosi dhe të ambasadores së Holandës, Deëi Van de Eeerd.

Sipas Klosit, ky komunitet tashmë është pjesë e realiteti shqiptar dhe duhet pranuar si pjesë e shoqërisë. “Si qytetar, do doja që ta merrja të gjithë këtë gjë lehtë, sepse ky është një realitet i jetës shqiptare dhe ne duhet ta pranojmë ashtu siç është dhe të gjithë së bashku duhet të përpiqemi që këtë realitet ta pranojmë dhe të jetë një nga ato veti që ndajmë në shoqërinë shqiptare. Dhe unë kam bindjen, dhe këtu flas gjithmonë si qytetar, që realiteti shqiptar është shumë tolerant, tolerancë të cilën ne e ndajmë edhe në çështje të tjera, siç janë besimet etj”, - tha Klosi në fjalën e tij.

Më tej Klosi tha se MMSR ka përgatitur një plan konkret veprimi,  që do të bëjë pjesë pjesë të përfshirjes sociale edhe këtë kategori.

 “Ajo që doja të thosha si ministër është që ne e kemi detyrim tashmë realizimin e asaj çfarë kanë punuar shumë ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë,  të cilët kanë realizuar një plan veprimi shumë interesant për komunitetin, që ne kemi për ta realizuar deri në pranverë të vitit të ardhshëm, premtim që unë ju garantoj që do ta realizojmë,” u shpreh Klosi ndërsa ftoi anëtarët e LGBT që të japin sugjerimet e tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë