Shfaqet komedia 263
-vjeçare “Mirandolina”

Shfaqet komedia 263<br />-vjeçare “Mirandolina”
TIRANE - “Mirandolina” do të jetë premiera e fundit e sezonit në Teatrin e Komedisë në Tiranë. Vepra e autorit Carlo Goldon vjen në skenë nga një kastë aktorësh të njohur si Alfred Trebicka, Rozana Radi, Mehmet Xhelili, Kastriot Ramollari, Laura Nezha, Marsel Rupi, Delinda Zhupa dhe Marsel Greva.

Skenografia dhe kostumografia vijnë nga Erald Bakalli dhe vepra ngjitet në skenë nga regjisori Donard Hasani. Edhe pse vepra është shkruar që në vitet 1750, ajo vjen dhe sot me mesazhe emancipuese.

Rolin kryesor të Kalorësit Riprafatta e luan Alfred Trebicka. Regjisori Donald Hasani ia ka besuar rolin Trebickës dhe vesh me petkat e viteve 1700.

Për Alfred Trebickën, vepra është tërheqëse dhe ka një subjekt shumë të njohur, “është një e kryeveprat e dramaturgjisë botërore”, ku sicc thotë ai “edhe pse është shkruar më 1750-n drama ka mesazhe emancipuese për sa i takon femrës, gjysmës së popullsisë së botës”.

Kalorësi i Ripafratës, sipas Trebickës simbolizon një mashkull që ka krijuar një ide fikse me urrejtje për seksin femëror, por Mirandolina e nënshtron dhe sjell me këmbë në tokë, aq sa ky me dashurinë e tij xhelozon tashmë të gjithë rivalët që i vijnë rrotull Mirandolinës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im