Shfaqet premiera “Burrneshat” në
Berlin. Filmi intrigon mediat

Shfaqet premiera “Burrneshat” në<br />Berlin. Filmi intrigon mediat
TIRANE- “Burrneshat”, filmi i Laura Bispurit që u shfaq mbrëmë premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit ka qenë një nga surprizat e evenimentit. Protagoniste është aktorja italaine Alba Rohrwacher në rolin e gruas shqiptare që detyrohet të bëjë një zgjedhje jete jo të thjeshtë.

Ekranizimi i filmit “Hana” të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones, ka ngjallur kuriozitet në Berlin, dhe kjo gjë është evidentuar edhe në konferencën për shtyp ku kanë qenë të pranishme regjisorja Laura Bispuri, aktorja italine Alba Rohrvvacher, aktorja shqiptare Flonja Kodheli dhe aktori Lars Eidinger. 

“Filmi rrëfen një histori që ndryshon në kohë,- tha aktorja italiane Alba Rohrwacher, që luan rolin e burrneshës Hana, -dhe që ndryshimi të ishte real duhej shumë mundim të hyje në botën e vërtetë të një pesonazhi që nuk e kisha njohur më parë”. Ngjarjet ndryshojnë kur Hana e rizbulon seksualitetin e saj, dhe tashmë tërhiqet në një dialog të fortë e të ashpër me realitetin me të cilin përballet.

“Kjo është një histori që ka të bëjë me integrimin e të rinjve që vijnë nga mjedise e kultura të ndryshme, nga provinca të izoluara e përplasen me një kulturë të ndryshme e të re në Europën moderne”, tha regjisorja Laura Bispouri


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë