Shfaqja ‘Ditari i Ana Frank’ tek Metropoli, aktorja: Në teatër po sjellim të rinjtë, që të kemi publik të kultivuar në të ardhmen

Dëshira për të mos harruar të shkuarën, për të mos përsëritur ngjarje që kanë lënë gjurmë të rënda në shoqërinë njerëzore ka bërë që, edhe këtë sezon artistik shfaqja “Ditari  Ana Frank” me regji nga Armela Demaj, të ngjitet në skenën e Teatrin e Metropolit. Përplasjet mes shteteve të ndryshme, terrorizimi në Lindjen e Mesme e bëjnë edhe më të fortë dëshirën për ruajtjen e memories kolektive, teksa sheh se në atë dhomë të vogël e të mobiluar me objekte të vjetra,  jetojnë tetë persona së bashku, të cilët sjellin holokaustin që iu bë 6 milionë hebrenjve para 60 vitesh. Mes tyre luan edhe aktorja Klodiana Keço, e cila në rrëfen eksperiencën e saj në këtë shfaqje, që në më të paktën e vet, është punuar edhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare .

 “Eksperienca ime e parë me personazhe të vërtetë historikë ka qenë tek shfaqja “Shtrigat e Salemit” (kur isha studente). Në momentin që nisa të bëj analizën e rolit (Titubës) kuptova se kisha të bëja me një përgjegjësi shumë të madhe. Ndërsa, tek “Ditari i Ana Frank” përgjegjësia është edhe më e madhe, sepse ditari  është i shkruar nga një fëmijë 13-vjeçar. Në të është mënyra e saj të të parit luftën. Për mua ishte një përgjegjësi shumë e madhe. Ka qenë një dëshirë, që flinte tek unë, që kisha për t’u bërë pjesë e saj, qëkur e pashë. Personazhi im ka mënyrën e vet të të përballuarit të këtij presioni, por nëse rrimë edhe mendohemi, është ai lloj humori që të shkakton edhe lot, sepse ajo kërkon që të përballojë të papërballueshmen në këtë lloj situate, që është në këtë frymë mbytëse, presioni edhe përndjekje”, thotë aktorja Klodjana Keço.

Ndonëse nxënësit e shkollës “Besnik Sykja” ishin ftuar, që në fund të shfaqjes të diskutonim me aktorët për procesin e realizimit të saj, por edhe për atë çka vepra përcjell për publikun e sotëm, nuk ndodhi kështu. Nxënësit zgjodhën të linin dyert e teatrit edhe jo të bisedonin rreth punës jo të paktë, që këta artistë kishin bërë. E megjithatë, aktorja Keço e vlerëson këtë iniciativë të teatrit, si një punë që duhet bërë për të përgatitur publikun e ardhshëm të shfaqjeve teatrore.

 “Një audiencë e moshës së re ka pak përgjegjësi në lidhje me atë që i shkakton aktorit në skenë. Kjo është mendësia që ne përballojmë këtë lloj eksperience të re. Është hera e parë që përballen me një histori kaq të rëndë edhe që e shohin me sytë e tyre. Është edhe mënyra se si ata e shikojnë. Ne sjellim mosha më të reja në teatër, që ata në të ardhmen të jenë një publik më i kultivuar, që të presin diçka nga ajo që shohin, por edhe ta shijojnë një shfaqje në teatër”, shprehet Keço.


 

Si u shkrua “Ditari i Ana Frank”?

Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën. Këtu zë fill zbatimi i ligjeve antihebreje. Babai i Ana Frankut, me prejardhje hebreje, vazhdoi punën në një vend të fshehtë, derisa lufta të përfundonte. Për dy vjet radhazi tetë veta qëndruan në vendin ku fshiheshin. Anës i dhuron për ditëlindje një ditar i ati, në të cilin nisi të gjithçka që ndodhte rreth saj. Por dikush u tregon nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Këtu ditari i Ana Frankut gjendet nga një mikeshë e familjes, që e ruan në një vend të sigurtë, të cilin babai i saj, i vetmi që shpëtoi i gjallë nga lufta, vendosi ta botonte si dëshmi për njerëzimin. Ana Frank nisi ta shkruante ditarin në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944.

Shfaqja “Ditari i Ana Frank” do të vazhdojë që të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr