“Qejfharami” është drama satirike e regjisorit dhe autorit Armand Bora që erdhi premierë mbrëmjen e kësaj të diele në një mjedis dhe interpretim krejt ndryshe në Cirkun Kombëtar në kryeqytet.
Shfaqja është ndërtuar bazuar në parimet e Teatrit Polifonik, çka e dallon nga shfaqjet klasike teatrale për mënyrën se si aktori përdor trupin dhe lëvizjet skenike.
Bora, vjen kështu sërish me një version grotesk të trajtimit të diktaturës duke nxjerrë në pah komplekset e shoqërive postdiktatoriale që ende shqetësojnë shqiptarët, por kësaj herë duke çmitizuar Edipin përmes vendosjes së tij në rrethana komike.
Në rolin e Edipit është Aleks Seitaj, djali Edvin Mustafa, në rolin e shefit është Shegushe Bebeti, në rolin e shitësit Suela Bako, oborrtari Anila Muçaj, vajza Jorida Meta dhe në rolin e nënës mbretëreshë Rexhina Mollaymeri.
Formulimi muzikor nga Sokol Marsi, lëvizja skenike Fatjon Sulstarova dhe mjeshtër i artit marcial Shihan Enver Cakiqi. Mjeshtër i cirkut Kujtim Dumi dhe maskat janë realizuar nga Merita Spahiu. Historia e këtij Edipi mbivendoset me situata dhe rrethana që kanë jetuar personazhe të tjerë të rëndësishëm në historinë e njerëzimit si Stalini, Makbethi apo perandori Kaligula.
Shfaqja tenton të ironizojë forcën e pushtetit, që në lashtësi e deri në ditët tona, ndërsa Bora ka dashur të sjellë atë që e quan portretin e vërtetët të një pushtetari, që në thelb mbetet i njëjtë pavarësisht kohës të një pushteti.
Një element tjetër që e bën të veçantë këtë produksion është edhe vendimi për të dhuruar një pjesë nga të ardhurat e shitjes së biletave në ndihmë të disa familjeve në nevojë. Kostumet e realizuara nga Anila Zajmi Katanolli janë të konceptuara mbi të njëjtat parime estetike dhe filozofike që është ndërtuar shfaqja.
Për realizimin e shfaqjes është punuar duke u ushtruar me teknikat e arteve marciale dhe teknika të artit të cirkut. Shfaqja u vu në skenë nga “Theatre of the day” (Teatri I Ditës) në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe Cirkun Kombëtar, të dielën prezanton shfaqjen “Qejfharami”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24