Shfrytëzohen pa kufi inertet e
lumit Mat, rrezikohet ura e trenit

Shfrytëzohen pa kufi inertet e<br />lumit Mat, rrezikohet ura e trenit
LEZHË - Shfrytëzimi i inerteve në lumin Mat vazhdon me intensitet të paparë. Ky shfrytëzim po sjell çdo ditë e më shumë, dëmtime serioze në urat që janë ndërtuar mbi të.
 
Në këtë rast bëhet fjalë për urën e trenit të linjës Vorë - Shkodër të ndërtuar mbi këtë lumë. Madje,  kjo është një urë e dyfishtë, pasi përveç trenit në njerën anë, kalojnë dhe automjetet.
 
Ura është e gjatë 860 metra e ndërtuar në vitet 1981-1982 dhe me gjithë trafikun që ka përballuar deri në vitet ’90-të, ka funksionuar normalisht pa pësuar asnjë dëmtim.
 
Dëmtimet e saj filluan të duken kur nisi shfrytëzimi i inerteve, kur babëzia për fitime e ka çuar këtë shfrytëzim në intensitet të paparë dhe që nuk njeh asnjë rregull e kufizim.
 
Eskavatorët punojnë fare pranë urës në një distancë rreth 100 metra larg saj në një kohë që me ligj askush nuk mund të marrë inerte në një distancë të paktën 500 metra larg urave. Jo vetëm që kjo distancë nuk respektohet, por edhe lavatriçet e zhavorit jane ngjitur me urën.
 
Si pasojë e këtyre veprimeve të paligjshme, ura ka pësuar dëmtime serioze duke filluar nga zbulimi i këmbëve të saj e deri tek largimi i arkitrave në një hapesirw afro 10 cm nga njeri- tjetri kur nga ana inxhinierike, siç thonë specialistet e urave, kjo distance nuk lejohet tw jetw mw shumw se 1 cm.
 
Këto dëmtime kanë ardhur si rezultat i shfrytëzimit të zhavoreve në mënyrë të paligjshme që çuditërisht vazhdojnë dhe askush nuk iu thotë ndal.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen