Një 49-vjeçar ëhstë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shfrytëzonte për të lypur një fëmijë të mitur.
 
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë Tomorr Roko, banues në Tiranë.
 
Arrestimi i tij është bërë, pasi është konstatuar në rrugën e Elbasanit duke shfrytëzuar  për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me inicialet M.R.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com