Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në 6 basene lidhur me shfrytëzuesit e inerteve në lumenjtë e vendit dhe nga ku gjatë kontrollit të bërë u gjobitën me vlërën 2 milionë lekë të reja 10 subjekte.
 
Kështu gjatë kontrollit të kryer janë gjobitur përkatësisht 6 subjekte në basenin e Matit, 2 në basenin Ishëm-Erzen si dhe 2 subjekte të tjera në basenin e Vjosës.
 
Nga ana e tij, Kryeinspektori Ergys Agasi ka theksuar se aksioni i ndërmarrë sot do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri sa këto firma të zbatojnë me përpikmëri legjislacionin në fuqi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)