TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë për dy ndryshime që ajo i ka bërë Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014 për armëmbajtjen pa leje. Me kërkesë të Gjykatës së Apelit Vlorë, trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, ka vendosur në datën 10 dhjetor të shfuqizojë ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 e 2014 nga qeveria, e cila rriti marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.
Në vitin 2013, me vendim numër 144, Kuvendi i Shqipërisë miratoi propozimin e qeverisë për ashpërsimin e Kodit Penal, duke vendosur që neni 278, të ndryshojë dhe “Prodhimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet”. Po ashtu, me këtë nen u vendos që “Kur vepra penale kryhet në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet”.
Një vit më vonë, në vitin 2014, me vendim numër 98 të Kuvendit, ky nen u ndryshua përsëri, duke ashpërsuar edhe më tej dënimin. Në këtë rast, kur vepra është e përsëritur, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet, duke e rritur kështu dënimin dyshime nga 10 në 15 vjet. Por këto ndryshime janë konsideruar në kundërshtim me aktin themeltar të shtetit. Ky marzh i lartë i dënimit, thuhet në vendim, është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet.
Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh të lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg, në rastet kur personat arrestohen me më shumë se një armë apo janë edhe përsëritës të kësaj vepre penale. Edhe ky paragraf sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”. Me zbardhjen e këtij vendimi, ai hy menjëherë në fuqi çka mbetet në vazhdim marzhi i dënimit siç ka qenë i parashikuar në Kodin e vjetër para ndryshimit të 2013 e 2014, ku për rastet e armëmbajtje pa leje personi rrezikon një dënim nga gjoba deri në 7 vjet burg.
Pra, ata që do të konsumojnë këtë vepër penale do të trajtohen sipas këtij neni: “Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë edhe një ndryshim të bërë në vitin 2013 në nenin 55, ku thuhej se: “ “Dënimi më i rëndë i shtuar në rastin kur personi ka kryer një krim kundër jetës me dashje, me përdorimin pa leje të armëve luftarake dhe municionit, përbëhet nga shuma e përgjithshme e dënimeve për secilën vepër penale.” Ai do të rikthehet në gjendjen fillestare, kur dënimi më i madh përthith ata më të vegjël.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com