Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Gjormit. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ndërroi jetë nga aksidenti, si pasojë e daljes së makinës nga rruga. Ndue Ndoca nga Lezha pësoi dëmtime të rënda nga aksidenti, ku nga përplasja trupi i tij është copëtuar.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit duke bërë që makina të dalë nga rruga.
Janë me dhjetra aksidente të ndodhura në këtë aks si pasojë e mungesës së sinjalistikës por edhe pakujdesisë së drejtuesve të makinave.
.jpg)
.jpg)
Foto nga vendi i ngjarjes
Komente










Ne jete, dikur, diku, dikush, merr vendim te mos perdore rripin e sigurimit dhe te thyeje rregullat e shpejtesise dhe perfundon i vdekur si puna e ketij mikut. Eshte e trishtueshme se sa mendjelehtesisht e marrin jeten tipa te tille!
Përgjigju