Informacion mbi situatën e krijuar nga zhvillimet klimaterike në Qarkun e Kukësit datë 30.11.2017 ora 08.00.
Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 30.11.2017 ora 08.00 është si më poshtë: Situata klimaterike: Në orët e vona të datës 29.11.2017 e në vazhdim Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erëra deri në 12 m/s me drejtim nga Jugu. Temperaturat variojnë minimale 8 Gradë Celsius e aktuale 9.6 Gradë Celsius. Shikueshmëria 7 km. Nga informacionet e marra nga strukturat e emergjencave civile në Bashkitë, institucionet përgjegjëse e verifikimin në vend, aktualisht kemi këtë situatë:
Akset rrugore: Aktualisht të gjitha aktet rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa probleme. Për shërbimet publike: Aktualisht nuk kemi probleme të veçanta për shërbimet publike. Për energjinë elektrike: Në përgjithësi furnizimi me energji ka qenë normal në të gjithë Qarkun.
Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Ujmisht dhe Nj.A Bushtricë, Nj Grykë –Çaj e Nj.A Malzi të Bashkisë Kukës. Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Golaj, fshatrat Mujaj, Dajç e Cahan të Nj.A Qendër Krumë të Bashkisë Has. Në Bashkinë Tropojë është pa energji elektrike Nj.A Llugaj. Nga grupet e punës po punohet për eliminimin e avarive.
Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen, si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.
Për shkak të situatës sinoptike të pritshme sot me datë 30.11.2017 nga Prefekti i Qarkut Kukës janë thirrur në një takim urgjent firmat kontraktore të akseve rrugore në shkallë Qarku së bashku me Komisionin i Emergjencave Civile për të diskutuar situatën aktuale klimaterike e marrjen e masave përkatëse.
(Ja si u 'zgjua' Kukësi sot, nuk paraqiten probleme në qarkullim)
d.c./shqiptarja.com










