Rekordi alarmues me shifrat e COVID/ Paralajmërimi i Ramës: Ndryshoni sjellje nga sot ose rikthejmë karantinën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vendi do të rikthehet në karantinë nëse do të vijohen që të regjistrohet kaq shumë raste brenda 24 orëve! Një deklaratë e tillë e kreut të qeverisë, vjen si një përgjigje e hapur ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se këto shifra janë brenda pritshmërive. Rama nuk është i këtij mendimi, duke i paralajmëruar qytetarët dhe bizneset se nëse nuk do të ndryshohet sjellja e njerëzve dhe pronarëve të bizneseve, atëherë vendi do të mbyllet totalisht si në fillimet e pandemisë.

Shifrat alarmante të rasteve të reja në 24 orë me COVID-19, e kanë detyruar kryeministrin  që të "mos mbajë fjalën e tij". Ai kishte njoftuar më 27 maj se ishte komunikimi i fundit i tij për COVID-19, por rritja e numrit të të infektuarve, veçanërisht të të shtruarve në spital dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve, kanë bërë që kryeministri Edi Rama të paralajmërojë të gjithë që të ndryshojnë sjellje, në të kundërtën do të rikthehet karantina, njësoj si më parë.

Ky komunikim ishte një formë paralajmërimi, ku kreu i qeverisë është kujdesur të thotë se nuk dëshiron që të rikthehen ndëshkimet për qytetarët apo bizneset, por nëse kjo situatë nuk do të ndryshojnë duke filluar që ditën e sotme, atëherë do të kthehemi pas, duke bërë që vendi të mbyllet totalisht.

"Do bëhemi njerëz e do zbatojmë rregullat, apo do bëjmë si lopa që i bie me shqelm qumështit pasi e mbush, por jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëj sehir se si shumë e kanë harruar që koronavirusi nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital se në kulmin e tij, nuk dua të lëshojë ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet, e di mirë se sa kanë vuajtur, por nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit jo. Nuk dua që ndëshkimet të jenë as për njerëzit moskokëçarës, tani që jemi hapur. E di se sa kanë duruar të gjithë dhe kur solidariteti i pashoqë na nxori faqebardhë,  nuk dua ta mendoj karantinën. Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje që sot dhe numrat e të shtruarve do të rriten, atëherë me keqardhje po realisht nuk do kemi çfarë të bëjmë dhe do duhet të kthehemi nga e para. Prandaj, të thërrasim mendjen dhe të bëjmë gjënë e duhur, e kemi vetë në dorë që të bëjmë gjënë e duhur, të ringrihemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon", tha Rama. 

Vendi ynë ka regjistruar ditën e sotme numrin më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë, 44 të tillë, e ndërsa një rritje të frikshme, siç edhe kryeministri e ka theksuar, kanë pësuar shtrimet në spital. 52 pacientë ndodhen aktualisht te Urgjenca Infektive në QSUT, i vetmi spital COVID (pas mbylljes së Shefqet Ndroqit) 8 prej të cilëve në terapi intesive.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Gjyqtarë e prokurorë në 'sitë', a jeni dakort me rezultatet e deritanishme të procesit të vettingut?

Komento

Komente

  • Obsh: 12/06/2020 10:35

    Cdo spital nese deklaron nje numer te madh te prekurish terheq fonde nga organizata boterore e shendetsise. Prandaj nuk eshte cudi qe shifrat alarmante te vijne per shkak te fallsivitetit dhe deklarimit dhe te semureve te tjere se gjoja jane me korona.

    Përgjigju
  • Lui: 12/06/2020 08:39

    Zoti Kryeminister, ne lidhje me COVID-19 ti shume ke bere.. Tani i takon popullit qe pretendon qe eshte qytetar te vendose per sjelljen e vet ndaj virusit. Nese ka raste te shtuara, hic mos e vrit mendjen sepse ky milet po nuk e provoi ne kurriz nuk ka per ta kuptuar.

    Përgjigju
  • Zana: 12/06/2020 01:18

    POPULLIT I KA ARDHUR THIKA NE PALCE O EDI RAMA,,,PO RIKTHEVE KARANTINEN DO JETE PIKA E FUNDIT NE GOTEN PLOT,,DO TE NGRIHET POPULLI DHE PASTAJ GJEJ VRIME E FUTU...

    Përgjigju
    • PJETËR: 12/06/2020 10:31

      Zana, po je qytetare apo e konsideron veten të tillë, zbato masat mbrojtëse ndaj Covid-19 dhe nuk ke punë fare me Edi Ramën. Po Edi Rama bëri një gabim të rëndë, që nëpërmjet atij me nder parlament, amnistoi masat ndëshkuese ndaj qëndrimeve antiqytetare.

  • Usa: 11/06/2020 21:56

    F..k you koke palare me morra dhe pleshta.Ti je me kafshe se Enveri.Familje kurvash dhe bythqiresh si puna jote.

    Përgjigju
  • Besnik: 11/06/2020 21:37

    Ruaju nga budallai kane thene pleqte tone.

    Përgjigju
  • Lor: 11/06/2020 21:14

    Ktheje sa me par sepse ktu po behet nami asgje spo rrespektohet sa me par duhet kthyer

    Përgjigju
    • LOR: 12/06/2020 07:45

      Kampion me cafre pune meresh ti qe se ke problem ?

    • Bobi: 11/06/2020 22:48

      Lor, ty nuk te ndalon njeri te mbyllesh ne shtepi kur, dhe per sa kohe te duash. Mos merr persiper te flasesh per gjithe te tjeret.

  • Liri: 11/06/2020 20:13

    Nuk e mbani me dot mbyllur popullin zoti KM.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sulmi me armë në Hotel Voloreka në Tushemisht, del para gjykatës Mariglen Topuzi