Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi thotë se vendi është drejt zbrazjes dhe se viti 2019 ishte me shifra rekord.
Sipas saj, institucionet zyrtare të Shqipërisë pranojnë largimin masiv të shqiptarëve,të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019 janë larguar nga vendi rreth 44 mijë persona, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga 2014-a.
"Kjo qeveri po i largon dëshpërimisht shqiptarët nga vendi, dhe po i detyron ata të mos e kthejnë më kokën pas nga vendlindja. Me mijëra ikin e shumë pak kthehen. Sipas të dhënave të INSTAT , janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010. Kjo qeveri premtimin për 300 mijë vende pune po e mban , por për ti punësuar shqiptarët larg vendit dhe duke i detyruar ata që të marrin arratinë. Edhe ata që mendohet se kishin mundësi jetese normale përmes gjenerimit të biznesit të vogël, në mënyrë drastike me mijëra prej tyre po ulin qepenat", thotë Çupi.
Çupi thekson se që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport e periudhën 1990-2000.
Në fund të shkrimit ajo kërkon largimin e Edi Ramës si shkaktari i kësaj braktisje dhe jo largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre.
IK MOJ qorre...
PërgjigjuRrupi Cupi Rrupi Cupi
Përgjigju