Shifrat/ Rritje turistësh, në pesë muaj 1.4 milionë vizitorë të huaj

Shifrat/ Rritje turistësh, në pesë muaj 1.4 milionë vizitorë të huaj

Bregdeti shqiptar

Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri u rrit sërish në maj, pas ngadalësimit të regjistruar në prill. Sipas Institutit të Statistikave, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 10% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Për të gjithë pesëmujorin e parë të vitit, Shqipërinë e vizituan 1.4 milionë shtetas të huaj, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kosova vazhdon të dominojë numrin e vizitorëve nga jashtë në Shqipëri me 443 mijë në pesë muaj. Numri i vizitorëve nga Kosova është në rritje të lehtë për pesëmujorin e parë, pasi parë rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Sezoni veror do të japë një ide më të qartë nëse fluksi hyrës i turistëve nga Kosova ka hyrë në një cikël të rënies, në një kohë kur Shqipëria po tërheq më shumë turistë nga destinacionet jashtë rajonit. Sidoqoftë, vizitorët prej vendeve fqinje vazhdojnë të dominojnë turizmin hyrës në Shqipëri, me 75% të totalit.

Megjithatë, vizitat nga vendet fqinje, në një pjesë të madhe lidhen me qëllime pune apo biznesi, më shumë sesa me turizëm të mirëfilltë. Rritje të ndjeshme në muajt e parë të këtij viti kanë regjistruar vizitorët nga Polonia, me 34% dhe nga Gjermania, me 25%.

Ndërkohë, vizitat e shqiptarëve jashtë shtetit u rritën gjatë muajit maj, me 4% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në pesë muajt e parë të vitit, shqiptarët kanë kryer 1.5 milionë dalje jashtë vendit, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Scan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?