Në fshatin Shetel të Shijakut rreth 1.500 familje kanë mbetur të izoluara si pasojë e shembjes së tre urave.
/Shqiptarja.com
Deputeti Fidel Ylli së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokonami dhe deputetë të zonës kanë qenë në këtë fshat, ku banorëve iu mungon edhe energjia elektrike.
Zoti Ylli ka kërkuar nga Shtabi i Emergjencave që të merren masa që banorët të mund të lëvizin lirisht dhe t’u garantohet siguria e jetës.
Ndërkohë, në Shijak, në lagjen Erzeni ku kalon dhe lumi, janë evakuuar 45 familje, shumica e të cilave janë akomoduar tek godina e Kovaleshencës.
Gjatë vijës së lumit Erzen janë përmbytur rreth 80 banesa, por niveli i lumit në orët e fundit ka pësuar një rënie prej 20 cm.
G.F. / Shqiptarja.com











