SHIJAK-Një biznesmen po hetohet në gjendje të lirë për lidhje të paligjshme të ujit. 57 vjeçari me inicialet F.K. është vendosur në hetim, pasi gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga punonjësit e Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.

Pas bizneseve, nga 1 marsi të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë për lidhjet e paligjshme të ujit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

d.b/shqiptarja.com