Shijak-Rruga është bërë e pakalueshme, janë vendosur piketa që të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes.
Urat janë dëmtuar pavarësisht se disa prej tyre duken sikur janë të kalueshme, por kanë pësuar dëmtime nga gërryerja e shkaktuar nga ujit.
Banorëve u sugjerohet të kalojnë vetëm në një urë që është dëmtuar pjesërisht, mund të kalohet në njërën anë që ka mbetur e pa dëmtuar.
/Shqiptarja.com

Ndërsa për nxënësit janë marrë masa të transportohen me furgon drejtë shkollave për të mos humbur orët e mësimit.
Në Shijak përmbytjet kanë shkatërruar tre ura në lumin Erzen, ndërkohë po përdoren rrugë të tjera kalimi për banorët e zonave të përmbytura.
Te ura e Erzenit dëmtimet janë të rënda duke e bërë të pakalueshëm për mjetet dhe banorët.
Probleme janë shfaqur edhe zonën e Katundit të Ri dhe disa fshatra të tjerë. Ka pasur 50 familje të evokuara, përmbyten 80 banesa.
Bashkia ka shpërndarë grupin e punës në terren për të bërë vlerësimin e pasojave.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO