SHIJAK - Gjashtë banesa në vetëm 4 ditë kanë vjedhur dy vëllezër të mitur nga Sukthi në mes të ditës. Vellëzërit 14 dhe 13 vjeç me inicialet K.Ç dhe E.Ç u arrestuan në flagrancë gjatë së mërkurës për vjedhjen e dy shtëpive në Sallmone pas informacioneve të marra në rrugë operative. Por hetimet zbuluan se dy të miturit ishin autorë të vjedhjeve të 4 banesave të tjera. Vëllezërit kanë pranuar se i vidhnin banesat gjatë ditës, e madje kanë rrëfyer edhe skemën. Ata trokisnin në derën e shtëpive dhe nëse nuk përgjigjej njeri futeshin për të vjedhur. Sipas dëshmisë së tyre, pasi merrnin sendet me vlerë dhe paratë që gjenin, vëllezërit ndërronin rrobat për të humbur gjurmët, dhe largoheshin me biçikletë.
 
Dy vëllezërve iu gjetën dhe sekuestruan një sasi bizhuterish floriri si: unaza, vathë, varëse dhe byzylykë floriri; 40 000 lekë të  reja; disa telefona celularë dhe sende e oriendi shtëpiake.

leket me logo
 
Policia kishte nisur më herët hetimet për vjedhjen e banesave më 4, 10 dhe 11 gusht, por procedimi penal ishte pa autorë, derisa sa u arrestuan vëllezërit e mitur.

leket me logo
 
Vjedhjet e kryera nga vëllezërit e mitur

Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesat e shtetasve:
M.Ç. 62 vjeçe,banuese në Sallmone;
E. Ç. 32 vjeç,banues në Sallmone.
 
Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit V.N. banues në Katund i Ri,Durrës.
Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.Sh. banues në Qerret,Durrës.
Më datë 10.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Ll. banues në Qerret,Durrës.
Më datë 11.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.S. banues në  Sallmone,Durrës

leket me logo

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)