Shijak, vritet gabimisht 37-vjeçari
shoku ishte objektiv i atentatit

Shijak, vritet gabimisht 37-vjeçari<br />shoku ishte objektiv i atentatit
SHIJAK - Elvin Kërtalli dhe shoku i tij Dorian Zotaj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë pa targa sapo po dilnin nga nje lokal Loto Sport, ishin në qendër të qytetit të Shijakut. 

Krimi ndodhi rreth orës 22: 40 minuta të mbrëmjes së djeshme (e hënë 26 gusht 2013), ndërsa policia bëri të ditur sot në mëngjes se Elvini, 37 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.

VRASJA
Elvin Kërtalli dhe shoku i tij  Dorian Zotaj kanë qenë para një lokali, në qendër të qytetit afër godinës së Albtelekomit, kur persona të pa identifikuar kanë hapur zjarr nga një mjet tip “Audi”, duke qëlluar në drejtim të tyre.


Automjeti është larguar në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga errësira. Personat që ndodheshin në lokal i kanë dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurve duke i dërguar në spital.
elvin kertalla me logo
(Në foto viktima Elvin Kërtalli dhe vendi i vrasjes) Foto të tjera

Policia thotë se Elvin Kërtalli 36 vjeç nga Shijaku humbi jetën sot në mëngjes. Shoku i tij Dorian Zotaj është plagosur. Ai është dërguar në Spital Ushtarak në gjëndje të rëndë.

Dyshohet se shënjestër kryesore e atentatit ka qenë Dorian Zotaj, por këto janë vetëm të dhënat e para.   

PROVAT E DESHMITARET
Policia nuk jep ende një version zyrtar të ngjarjes. Janë marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në lokal për të ardhur në ndihmë për zbulimin e autorëve të krimit, por nuk kanë marrë shumë informacion pasi ka qenë errësirë dhe makina është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes një numër të konsiderueshëm gëzhojash të dala nga 3 lloje arme zjarri, të cilat janë shtënë nga automjeti nga ku është kryer atentati. Janë ngritur dy grupe hetimore. Paraprakisht, pista e parë e hetimit është ajo e larjeve të hesapeve për një konflikt të nisur që në Itali.  

Nga mënyra e ekzekutimit dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE, I PUBLIKUAR NE OREN 12:00 
Më date 26.08.2013, ora 23.30, ne qytetin e Shijakut, në momentin kur sapo po dilnin nga nje lokal Loto Sport, nga persona ende te paidentifikuar jane plagosur me arme zjarri shtetasit Elvin Kertalli, vitlindja 1976, banues në Shijak dhe Dorjan Beqiri (ndryshuar mbiemrin nga Zotaj në Beqiri), vitlindja 1981, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë.

Shtetasi Elvin Kertalli gjate rruges per ne Spitalin Rajonal ka ndërruar jetë, ndërkohë që Dorjan Beqiri ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Në vendin e ngjarjes Grupi Hetimor ka kryer veprimet e para ndërkohë që përgjatë gjithë natës dhe paradites së sotme ka vijuar hetimi i kësaj ngjarje. Vazhdon puna në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjes, verifikimit të gjendjes penale dhe kriminale të të dëmtuarve brenda dhe jashtë territorit të vendit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave dhe motiveve të saj.
 
Lajmi u përditësua, fillimisht u publikua në orën 23:46 të 26 gusht 2013, dhe u përditësua vazhdimisht sot 27 gusht. Përditësimi i fundit ora 10:46

Redaskia Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara