Shijaku ‘mbytet’ nga tymi i plehrave, çudit kryebashkiaku Arbana: Zjarrvënësit po na dëmtojnë imazhin e bashkisë!

Prej mesnatës së të dielës në fshatin Pjezë të Shijakut i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave, zjarr i cili ka zgjatur deri mesditën e sotme.

Forcat zjarrfikese dhe punetoret e bashkise me mjete të tonazhit të rëndë po hedhin pirgje dheu për izolimin e flakeve ne fushen e mbetjeve urbane.

Shkaku i zjarrit dhe autorët ende nuk dihen, por kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana aludon për zjarrvënie të qëllimshme. 

“Zjarret e qëllimshme janë një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm dhe ata që fshihen pas këtyre veprimeve do të përballen me forcën e ligjit”.

Zjarrvënësit, shkruan Arbana në “facebook” duan të dëmtojnë imazhin e bashkisë, duke anashkaluar përgjegjësinë e tij. 

“I bëj thirrje atyre që fshihen pas këtyre gjesteve, që duan të prodhojnë lajme negative për të prishur imazhin shumë të mirë që kemi ndërtuar për Shijakun me punë dhe përkushtimin tonë të përditshëm. Nëse keni moral, mos punoni për intriga të tilla, sepse qytetarët e Shijakut duan progresin, zhvillimin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë”. 

Siç shihet në pamje, fusha e grumbullimit të mbetjeve urbanenuk plotëson asnjë kriter sigurie. Vendi është i parrethuar dhe kushdo mund të hyjë lirisht, qoftë dhe për tu vënë flakën mbeturinave që janë bërë pirg. Zjarri ka shkaktuar ndotje masive për qindra banorë të fshatrave të Shijakut.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 20/06/2024 12:50

    Plehrat kështu digjën në të gjithë Shqipërinë, çfarë ka për tu habitur apo për lajm? Shyqyr qe nuk u bo marrëveshje e importit të plehrave se do ti kishim djeg edhe ne plazh.

    Përgjigju
  • Reshati: 17/06/2024 17:38

    Pse të çuditet ky Arbana! Është tymi jeshil i hashashit dhe tymi i bardhë i kokainës që pi gjithë ditën bashkë me çunat kur luajnë letra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

SPECIALE/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)

SPECIALE/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)