TIRANE - Partia Demokratike kërkon të mbledhë informacion për të gjithë personat që angazhohen në zgjedhje, nis nga kandidatët për kryetar bashkie e deri tek anëtarët e KZAZ dhe shtabeve elektorale.
Burime kofidenciale pranë PD bëjnë me dije se përmes një qarkoreje nisur me email kreu i grupit Edi Paloka u kërkon të gjithë deputetëve të PD të nisin informacione në e-mail-et e Genc Pollos dhe Endira Bushatit.
“Çdo informacion i mbledhur për persona me precedentë penalë, kandidatë për kryetar bashkie apo zyrtarë të administratës, t’i dërgohet Genc Pollos dhe Endira Bushatit”, thuhet në e-mail e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD për deputetët. Sipas e-mail që siglohet “urdhër” mbledhja e të dhënave shërben për Dekriminalizimin e Administratës Publike.
Më poshtë e-mail i plotë:
Të mblidhet informacion për të gjithë personat me precedentë penalë, të dënuar ose në proces gjykimi, në Shqipëri apo në vende të huaja të cilët: 1. Janë emëruar në administratën publike nga nivelet më të ulëta deri në ato më të larta.
2. Kandidojnë si kandidatë për Kryetar Bashkie në Bashkinë ( Bashkite) në territorin që mbulon dega juaj.
3.Janë emëruar anëtarë të KZAZ ve dhe KQZ ve për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.
4.Janë caktuar drejtues të shtabeve elektorale kandidatë të mazhorancës. Informacionin e grumbulluar në mënyrë konfidenciale së bashku me dokumentacionin mbështetës duhet përcjellë brenda datës 30 prill 2015 në adresat [email protected] ose [email protected]

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

dhëna për precedentët e kandidatëve">