Shikoni sa shpenzojnë të rinjtë
në lokalet e natës në Tiranë

Shikoni sa shpenzojnë të rinjtë<br />në lokalet e natës në Tiranë
Shumë të rinj shqiptarë ankohen se nuk kanë punë dhe të ardhura, por kur vjen puna te jeta e natës, nuk kursehen aspak.
 
Nga një vëzhgim në “INtv” shifrat që shpenzohen në lokalet e natës në Tiranë janë marramendëse. Një tavolinë nis me 30 mijë lekë dhe shkon deri në 14 mijë euro.
 
Për disa orë argëtim shpenzohen vlera që shumica e shqiptarëve nuk i marrin as për një vit punë.
 
Në foto mund të shihni disa nga faturat e fundjavës së kaluar të siguruara në një nga lokalet e natës në kryeqytet dhe renditen ndër më të lirat.
 
Bëhet fjalë për tavolina që shkojnë 30 mijë lekë të reja, dhe këto janë më të zakonshmet shpenzime që shkojnë sa dyfishi i rrogës minimale në vendin tonë.

fatura ne kulbet e nates
fatura ne kulbet e nates
fatura ne kulbet e nates

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?