ANGLI - Federata e Futbollit në Angli ka vendosur që shiritat e kapitenëve në ndeshjet që ajo organizon të jenë me ngjyrat e ylberit, në mbështetje të komunitetit LGBT.
Të shumtë kanë qenë kapitenët që i kanë dalë kundër vendimit, ndërsa të tjerë janë duke dhënë mesazhe pro familjes. Mbrëmë, Crystal Palace luajti në Premier League dhe kapiteni Marc Guehi doli sërish në fushë me mbishkrimin "Jisui të do" dhe më pas me "Jisu të dua", duke treguar se nuk i interesojnë kritikat dhe çfarë thotë FA.
Marc Guehi nuk do të përballet me asnjë veprim zyrtar pasi shfaq një mesazh të krishterë në shiritin e kapitenit, bën me dije Sky Sport. Palace dhe Guehi kanë marrë një paralajmërim dhe u janë kujtuar rregulloret e fanellave, që thonë se shfaqja e çdo mesazhi fetar në veshje, këpucë ose çdo pajisje tjetër është e ndaluar sipas Rregullit A4.