SHISH duhet të hetohet për dekonspirimin e 3.4 milionë eurove

SHISH duhet të hetohet për dekonspirimin e 3.4 milionë eurove

Sqarimi zyrtar i policisë lidhur me kapjen e 3.4 milionë eurove, është një dëshmi zyrtare, se Shërbimi Informativ Shtetëror, ka dekonspiruar aksionin për 3.4 milionë euro, tek Lulzim Basha, duke rrezikuar seriozisht kapjen e autorëve që tani për fat janë identifikuar.

Nëse lexon me vëmendje njoftimin, shikon se Policia e Shtetit është njoftuar nga shërbimet partnere për karrotrecin që do të sillte veturën, por nuk është specifikuar marka e veturës. Pra, thënë thjeshtë është një karrotrec me targa AA120SP, ku do të ishte i ngarkuar një mjet me para të padeklaruara.

Ndërkohë Shërbimi Informativ Shtetëror, ka njoftuar policinë të nesërmen nga burimet e tij, se mjeti në të cilin ishin fshehur paratë ishte “Toyota” si edhe ka dhënë shifrën 1.5 milionë euro po aq sa tha Lulzim Basha po atë ditë në Kuvend.

Kjo është një provë e qartë se aksioni ka tentuar të dekonspirohet dhe është konsumuar deri në fund vepra e dekonspirimit, duke njoftuar publikisht, se po vjen një ngarkesë me euro. Njeriu që është përdorur për ta bërë këtë është Lulzim Basha. Ai ka gjetur rrugën se si ta dekonspirojë aksionin duke shpikur autor Taulant Ballën.

Paralelisht me kapjen e autorëve që janë të identifikuar dhe janë nga Peshkopia dhe Tirana, tani prokuroria duhet të hetojë dekonspirimin e aksionit nga Shërbimi Informativ, tek Lulzim Basha dhe mundësinë që dekonspirimi të jetë bërë për qëllime kriminale për të shpëtuar ngarkesën.

Ky është rasti kur Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta ligjore në prokurori, lidhur me faktin se pse ai e dekonspiroi aksionin dhe detajet e skenarit që shpiku, për ta dekonspiruar atë.

Provat janë në dritën e diellit. Shifra që ka thënë Basha, dhe tipi i makinës gjenden në informacionin që po atë ditë SHISH ka dërguar në polici. Kjo tregon se SHISH po vazhdon ende të dërgojë informacion në dy drejtime: Në zyrat e shtetit dhe atë të opozitës.

Kjo është goditje serioze për shtetin shqiptar si dhe një arsye përse reforma brenda atij institucioni është urgjente. Ky rast është aq kriminal sa që ai departament i cili ka raportuar ngjarjen tek Basha, duhet shkrirë i gjithi.

Fati që Lulzim Basha është përdorur me shumë shpejtësi për dekonspirimin e aksionit, vetëm 24 orë pas nisjes së ngarkesës, tregon se interesi për rrjedhje informacioni nga zyrat e SHISH, ka qenë i madh dhe urgjent. Ky është një rast i mirë, për të hetuar dhe lidhjet e tyre me dy personat nga Peshkopia që prisnin ngarkesën me para.

Më tej akoma duhet të hetohet fakti se përse Lulzim Basha tenton që ta çojë ngjarjen në Elbasan duke folur për një bandë droge, edhe pse tashmë ka prova zyrtare dhe emra konkret se kush janë personat që prisnin eurot që nga dërguesit nga Peshkopia dhe deri tek marrësi në Tiranë. Mund të jetë ndoshta dhe një hall i madh i njerëzve të tij, të cilëve duke dashur t’u vërë vetulla, po u nxjerr sytë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqe: 26/06/2018 23:38

    Themi shyqyr qe u kapen paret e balles de po mos dekonspirohrj aksioni eurot do ishin per votimet ku do blihej vota

    Përgjigju
  • Shqiptari: 26/06/2018 13:39

    Keto do ndodhin kur Rama qe mandatin e para deklaronte se nuk i hynte ne pune as SHISH e as polici, se nuk i kishte as nr e tel. drejtoreve perkates. Pa nje pastrim te cerdheve kriminale te Mulit e te Vishos, dekonspirime nga "dixhitali" i Sales qe sot ja ka kaluar Boshit, ka patur me 100-ra e do kete... Per kete te pakten ka te drejte Sala kur thote "Piktor" hesapi...

    Përgjigju
  • Toni: 25/06/2018 22:17

    S'ka pse shkrihet gjithe sektori se aty ka nje person qe dekonspiron. Dekonspirues do te kete gjithmone dhe duhet vleresuar faktiq e SHISH ka arritur ta gjeje personin qe dekonspiroi. Keta qasjet fataliste, shkrij gjithcka, ngrit gjithcka nga e para, nuk ndihmojne. SHISH ka vite qe ka bashkepunim shume te mire me agjencite homologe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja