ELBASAN - Një 23-vjeccar nga Elbasani është kapur në flagrancë teksa tentonte të shiste 3 kilogramë lëndë narkotike dhe dy telefonë celularë. Sipas drejtorisë së Policisë së Elbasanit, shtetasi Selim Alla në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, ndodheshin në sheshin “Gensher” kur u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. Ndërkohë, bëhet me dije se po punohet për kapjen e shtetasit tjetër, identiteti i të cilit nuk publikohet për arsye hetimore. Operacioni ishte i koduar me emrin "Dyshja".

(ln/aq/shqiptarja.com)