Një 37-vjeçar, administrator i dy dyqaneve për pajisje elektronike ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se shiste mallra të kontrabanduara. Ndërsa 217 celularë në vlerën e 70 mijë eurove u sekuestruan nga policia.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Mobitech", u arrestua administratori i dyqaneve, V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrollet e kryera në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës,policia konstatoi në dy prej tyre se pajisjet elektronike shiteshin pa faturë dhe 3 punonjësit e tyre ishin të pasiguruar.
Për pasojë është arrestuar administratori i dy dyqaneve, mdërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 mijë euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Punësimi i paligjshëm", "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike
29 Mars, 17:21
-
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient pranë një lokali
29 Mars, 17:08
-
Eduart Ndocaj: Berisha duhet të ishte në burg te 313-ta dhe jo në fushatë, antishqiptar që ndihmoi serbët! Të hetohen krimet e tij që nga 1991, përfshi dhe aksidentin e Olldashit
28 Mars, 19:44
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28