Pushtimi i trotuareve nga shitësit ambulante ne kryeqytet vijon të jetë një nga fenomenet me shqetësues për banoret. Një ndër rrugët më problematike është ajo ''5 Maji'', në hyrje të tregut të Medresesë, duke e kthyer këtë zonë në një nga akset më të denduara të Tiranës.

Jo vetëm produktet ushqimore që tregtohen krijojnë këtë situate, por edhe dyqanet me veshje e aksesorë të ndryshëm i nxjerrin mallrat e tyre jashtë, deri në rrugë, duke zënë hapësira të mëdha.

Me shqetësuese dhe e vështirë bëhet situata për prindërit që detyrohen të zgjedhin rrugën për të lëvizur karrocat e fëmijëve.

Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)