Gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest në shtëpi" për Sokol Arapin dhe “detyrim paraqitje për Albano Osmanin, 2 të rinjtë që u arrestuan një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Çeki, nën akuzën se falsifikuan 60 bileta me vlerë 400 € për të hyrë në "Air Albania" për të parë ndeshjen.
Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur.
Gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e Osmanit pasi ky i fundit është paraqitur vetë në polici.
Osmani dhe Arapi i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro, duke arritur një shifër prej rreth 24 mijë eurosh përfitim.
Dy djemtë u gjurmuan nga policia pas deklarimeve të personave që blenë biletat false tek ata.
Mire e kane bere eshte nje qeveri e tere qe na ka vjedhr me eskordat e tyre te gjithe fondet publike
Përgjigju