Shitën “BMW X6” në Kamëz dhe e denoncuan si të vjedhur, në pranga dy vëllezërit nga Kosova! Kishin qëllim përfitimin e siguracionit të mjetit

Dy vëllezër nga Kosova u arrestuan nga efektivët e Komisariatit nr. 5 në Kamzë pasi bënë kallëzim të rremë mbi vjedhjen e automjetit të tyre, me qëllim përfitimin e siguracionit. Selim dhe Benet Gashi, 27 dhe 21 vjeç, fillimisht shitën makinën e tyre tek dy persona të tjerë në qytetin e Kavajës pa një akt shitje dhe më pas shkuan në Kamzë për të bërë kallëzim sikur makina të ishte vjedhur në zonën e Paskuqanit.

Pas nisjes së hetimeve dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë për të zbardhur rastin, blutë pikasën makinën në Kavajë, brenda një garazhi. “BMV X6” ishte çmontuar në pjesë, ndërsa të dy kavajasit treguan se e kishin blerë në vlerën e 6800-euro tek dy vëllezërit kosovarë për ta përdorur për pjesë këmbimi.

Në këtë moment u zbulua skema që dy vëllezërit Gashi kishin përdorur. Pasi u përballën me faktet, pranuan se gjithçka e kishin bërë për të përfituar siguracionin e makinës në Finlandë, atje ku jetonin dhe makina ishte e regjistruar, pasi e kishin blerë më herët me kredi. Policia, përveç makinës, sekuestroi edhe paratë prej 6800-euro që Gashët përfituan nga shitja e makinës. Në fund të procedurave policia arrestoi dy vëllezërit Gashi dhe nisi hetim edhe për dy personat nga Kavaja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh