SHBA - Një Ferrari klasik, model 275 GTB, është shitur në një ankand në Kaliforni për shumën marramendëse 20 milionë euro.

Të gjitha paratë që u përfituan nga shitja e makinës do të shkojnë për bamirësi. Pronari i saj, e kishte blerë makinën sportive në vitin 1967 për shumën prej 6 mijë euro.
ferrari
Por, duke qenë se Ferrari i tij ishte 1 prej 10 llojeve që janë bërë ndonjëherë, ai arriti që ta shesë me një çmim rekord.

Kush do të jetë pronari i ri i makinës nuk dihet ende, por makina klasike do të transportohet për në Zvicër si pjesë e një koleksioni privat automobilash.

Një specialist i makinave Ferrari klasike, i cili ndodhej në ankand, tha se “një makinë e tillë është shumë e dëshirueshme nga të tjerët dhe është në gjendje të punojë shumë mirë”.
ferrari

Edhe pse i prodhuar në vitin 1960, Ferrari 275 GTB ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.

Revista që merret me analizën e makinave, ‘Road Track’ e përshkroi këtë makinë si “makinën sportive më të kënaqshme në botë”.
ferrari

(v.gj/shqiptarja.com)