Shiti 14 lokomotiva për skrap, arrestohet dhe më pas lihet i lirë Ilir Dashi, kryetari i LSI për Tiranën

Shiti 14 lokomotiva për skrap, arrestohet dhe më pas lihet i lirë Ilir Dashi, kryetari i LSI për Tiranën

Ilir Dashi

Shitja për skrap të 14 lokomotivave që ishin magazinuar në stacionin hekurudhor të Prrenjasit, ka çuar në prangat e policisë Ilir Dashin, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, njëherësh dhe kryetarin e LSI për qarkun e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Ilir Dashi është vënë në pranga në datën 19 tetor 2020, por askush nga policia dhe prokuroria nuk ka nxjerë lajmin për ndalimin e tij. Ka qënë prokuroria e Durrësit ajo që ka kryer hetimet për kontratën abuzive të shitjes së 14 lokomotivave për skrap, tek kompania “Al-Asfalt”, që administrohet nga biznesmeni Astrit Varaku.

Ilir Dashi, është arrestuar me vendim gjykate dhe izoluar në masën e “arrestit në shtëpi”, pasi prokuroria ka nisur çështje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Por qëndrimi në shtëpi i zyrtarit të LSI në Tiranë, ka qëndruar vetëm pak ditë, pasi ka qënë sërisht prokuroria e Durrësit, ajo që i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për Ilir Dashin. Vendimi për lirimin nga “arresti shtëpiak” i Dashit është marë në 25 tetor 2020, ndërkohë aktualisht çështja penale kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës vijon të jetë e hapur në prokurorinë e Durrësit.

 Prokuroria thotë se Ilir Dashi në cilësinë e përfaqësuesit të Hekurudhës Shqiptare ka lidhur kontratë në 30 janar 2017, me një subjekt privat duke shpërdoruar detyrën, Kjo pasi gjëndja faktike e peshës së 14 lokomotivave ishte ne sasinë e 304 ton me tepër nga kontrata që Ilir Dashi ka firmosur realisht dhe i është bërë pagesa shoqërisë nënshkruese të kontratës, duke u sjellë një dëm ekonomik shtetit, në masën e 10.523.103.36 lekë pa TVSh. Sipas hetimit të kryera nga prokuroria, skandali i shitjes së skrapit është zbuluar pas një kallëzimi të kryer nga magazinierja e hekurudhës, shtetësja Merjeme Xhetani, e cila sapo ka zbuluar skandalin është shkarkuar dhe përjashtuar nga puna me urdhër të Ilir Dashit.

Hetimi ka zbuluar se në datën 30 janar 2017 është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së skrapit hekurudhor nga Administratori i shoqërisë së hekurudhave Ilir Dashi me biznesmenin Astrit Varaku. Sipas dokumentacionit të hartuar nga HSH, dokumenteve të ankandit u janë bashkëngjitur dhe procesverbalet për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve hekurudhore, pajisjeve të ndryshme si dhe listën e lokomotivave që propozohen për tu nxjerrë jashtë përdorimit gjithsej 14 copë lokomotiva, me peshë prej 926,00 ton. “…sasia në peshë e lokomotivave të nxjerra në ankand sipas dokumenteve të dërguar nga Administratori ishin me peshë 926 tonë, kur kjo peshë në kontabilitet ishte 1230.15 ton…”-ka rëfyer në prokurori një zyrtare e hekurudhës shqiptare. Më tej magazinierja thotë se peshimi i skrapit është bërë në çdo orar dhe se ato e kanë shoqëruar mallin në ngarkim dhe deri në peshore por aty nuk janë lejuar të marrim pjesë në peshimin e tyre, duke i krijuar probleme. Ajo pretendon faktin se ky proces evadimi solli këtë mospërputhje pra mungesën e 304.15 ton të cilat kapin një vlerë prej 100.000.000 lekë.

Magazinierja ka treguar në prokurori se se nuk janë lejuar të ndjekin procedurën e evadimit të skrapit, duke mos i lejuar të prisnin asnjë lloj dokumenti pasi këtë proces e ka ndjekur komisioni i evadimit me kryetar Ledion Subashi dhe nga data 28 mars 2017 deri më datë 3 prill 2017, të cilët kanë bërë rolin e vëzhguesit pasi nuk i është lejuar të kryenim asnjë lloj veprimi.

Çdo dokument për këtë demolimi duhej të mbahej dhe është mbajtur nga ky komision, në një kohë që kur fletë-dalja duhet të pritej në moment nga magazinieri dhe të firmosej nga përfaqësuesi I firmës, menjëherë pas peshimit, ku në peshim duhet të jetë prezent komisioni, magazinieri dhe përfaqësuesi i shoqërisë.

 Këto probleme i ka bërë si zyrtare ashtu dhe publike duke njoftuar eprorët nga të cilët ka marrë përgjigje për ndërprerjen e marrëdhënieve të menjëhershme të punës. “…Peshimi i skrapit bëhej tek shoqëria “IAM” shpk ku peshorist ishte babai i përfaqësuesit të shoqërisë fituese në ankandin për shitjen e skrapit "Al Asfalt…”-ka treguar magazinierja.

Kallëzuesja u ka treguar prokurorëve se një pjesë të sasisë së magazinuar të skrapit ndodhej e lënë në ruajtje rojeve në stacionin Hekurudhor Përrenjas me anë të një procesverbali dhe konkretisht 14 lokomotiva me nr. 523, nr. 524, nr. 525, nr. 526, nr. 530, nr. 531, nr. 1017, nr. 1020, nr. 1021, nr. 1022, nr. 1023, nr. 1024 dhe nr. 1035. Kurse lokomotiva nr. 1045 ndodhej bashkë me sasinë e skrapit që do të shitej nga drejtoria hekurudhore.

Deri më datë 16 maj 2017 kallëzuesja në cilësinë e magazinieres, nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni në lidhje me skrapin që është evaduar dhe konkretisht me fatin e këtyre lokomotivave dhe pas kësaj date, është shkarkuar nga puna.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/10/2020 22:16

    Dashi I kopese eshte poster-boy I te gjithe atyre qe ne keto 30 vjet cuan per skrap jo vetem lokomotivat,por te gjithe Shqiperine dhe nuk iu hyri gjemb ne kembe ,fal drejtesise se korruptuar qe Akoma lulezon.

    Përgjigju
  • Lotaria: 30/10/2020 21:13

    Jeni fitues i 25000 eurove në rast se sillni emrin e ndonje nënpunsi publik apo politikani që nuk ka vjedhur apo nuk eshte korruptuar ndonjëherë gjatë këtyre 30 vjet demokraci.

    Përgjigju
    • genua: 31/10/2020 09:10

      sal berisha. fitova? ku ti marr 25ooooo euro

  • redi: 30/10/2020 15:49

    Drejtesia alla shqiptareshe vazhdon avazin duke dhene "drejtesi"

    Përgjigju
  • liku: 30/10/2020 15:38

    Ne banken e cilit shteti I ka depozituar parate ky dashi I leshelise

    Përgjigju
  • tosi: 30/10/2020 14:26

    Leshelija bande hajdutesh , gjithe drejtoret dhe ministrat superhajdute dhe te pandehur, do dhe te vije ne pushtet Nafije dybeku i leshitlikes, babaxhikes

    Përgjigju
    • robi: 30/10/2020 15:47

      Po si nuk paten nje drejtor apo minister taman keta te leshise mor aman por gjithe hajdute dhe te pandehur. Kurre me ne pushtet Nafije fallxhorja horoskopike, leshelike, babaxhike

  • xXx: 30/10/2020 13:46

    Po ai atleti(S.Dollapi) që i merren këmbët,që ka shitur shtyllat e tensionit të lart për skrap.Kur do merret i pandehur???

    Përgjigju
  • Kacidhe: 30/10/2020 13:14

    LSI lesh e dhi vidh e q....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?