Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Shpend Sokolin për mashtrim kompjuterik duke e dënuar me 3 vite e 8 muaj burg. Sokoli u dënua me 5 vite e 6 muaj në total, por masa e dënimit vjen si rezultat i aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e llogarisë së tij në Binance dhe kthimin e provave materiale të sekuestruara te personat që u përkasin.
Sokoli është një nga të arrestuarit që operonin në tregun e paligjshëm kibernetik RYDOX, ku shiteshin të dhëna dhe informacione për biznese dhe persona të ndryshëm, kryesisht në SHBA. Nga ky aktivitet u prekën rreth 18 mijë llogari.
Sipas hetimeve, prej shkurtit 2016, platforma kibernetike kishte shitur mbi 7600 shitje të informacionit, që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura.
Në operacion morën pjesë edhe FBI (Zyra në Pittsburgh), Byroja Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokuroria Speciale e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Policisë Mbretërore e Malajzisë.
Komente










