TIRANE- Buka e cila përdoret çdo ditë në tryezat e shqiptarëve është pa standardet e duhura. Po kështu edhe vaji që përdoret për prodhimin e bukës është jashtë standardit, ndërsa miellit i shtohet adiditivë apo ngjyrues për të rritur cilësinë.
Këto janë vetëm disa prej problemeve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar gjatë monitorimit të këtij sektori, ndërsa janë bërë publike dje gjatë një takimi që kanë zhvilluar me prodhuesit e bukës në vend. “Një problem që kemi hasur gjatë kësaj periudhe tek furrat e bukës ka qenë përdorimi i vajit jashtë standardeve dhe jashtë cilësisë” ka pohuar Besnik Jakaj, drejtor i riskut në AKU. Ndërkohë që Drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj ka theksuar se abuzimi me prodhimin e bukës është i madh.
“Kemi edhe persona të cilët abuzojnë me prodhimin e bukës, duke ngritur punishte në bodrume, duke hedhur aditivë të ndryshëm të cilët nuk i lejon ligji” ka pohuar Bakaj. Nga ana tjetër, kreu i AKU-së ka kërkuar vendosjen e etiketave nga prodhuesit e bukës, respektimin e kushteve të ambalazhimit dhe transportimit të këtij produkti për konsumatorët, si dhe kryerjen e analizave të ujit që përdoret por edhe të miellit. Në një takim me prodhuesit e bukës, drejtori i AKU-së tha se është e patolerueshme që produkti më i rëndësishëm për konsumatorët të tregtohet i pakontrolluar dhe jo në kushtet e duhura higjeno- sanitare. “Duhet bërë etiketimi i prodhimit të bukës, kush e prodhon dhe të ketë të paketuar çdo gjë aty.
Dokumentimi i ambalazhit që ne do të transportojmë apo i mjeteve të transportit që ne kemi sepse nuk mund të lejomë ta hedhim bukën nëpër bagazhet e makinave apo si kam parë uën rrugëve të Shqipërisë plot raste të tilla" tha Afrim Bakaj, drejtor i AKU-së. Gjatë takimit, prodhuesit e bukës kanë ngritur një shqetësim tjetër. Ata thanë se çdo ditë konkurrohen nga furra buke të palicencuara, një fenomen ky i përhapur në periferi të qyteteve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com