Reali i Madridit i është kundërpërgjigjur Bajernit të Mynihut në distancë duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Osasunën në ‘Bernabeu’. Golat për Realin u shënuan nga Ronaldo dy herë, Ramos dhe Carvajal.

Me këtë tre pikësh Reali ngjitet në kuotën e 85 pikëve duke barazuar Atletikon e Madridit, e cila do të luajë nesër përballë Valencias.  Anceloti përballë Osasunës bëri rotacion duke mos përfshirë Balen, Alonson dhe Modric i shkëmbeu në mesfushë, ndërsa Benzema pushoi për të qenë 100% përballë kampionëve të Evropës.

Premier League
David Moyes duket se ishte e keqja e ekipit të Manchester United. Largimi i tij është shoqëruar me një fitore të thellë të ‘djajve’ me rezultatin e thellë 4-0 përballë Norwich.

Golat për ekipin e United u shënuan me dy dopieta të Rooney dhe Mata. Kjo ishte fitorja e parë e Gigs në drejtimin e Manchester United, ndërsa Van Gal është zyrtarizuar për edicionin tjetër.

Seria A
Dy golat e Cuadrados dhe një i Josip Ilicic i rikthejnë buzëqeshjen Fiorentinës përballë Bolonjës pas fitores 0-3. Fiorentina dominoi ndeshjen në të gjitha aspektet duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim fitoren e thellë.

Ndërsa ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Interit dhe Napoli përfundoi me rrjeta të paprekura. Rastet ishin të shumta nga të dy ekipet, por finalizimi mungoi duke i dërguar dy ekipet në përfundim me nga një pikë.

Bundesliga
Bajerni i Mynihut bëri nxehjen e fundit përpara ndeshjes së kthimit me Realin duke dituar me Verder Bremen me rezultatin e thellë 5-2.

Kampionët e Gjermanisë e nisën në disavantazh ndeshjen, pasi pësuan gol nga Selassie në minutën e 10, por Riberi barazoi 20’.

Megjithatë Verder nuk u dorëzua dhe kaloi sërish në avantazh me Hunt në të 36’.

Në pjesën e dytë, dy herë Pizaro, Shvainshtager dhe Roben vulosën fitoren e thellë 5-2, së cilës vetëm Guardiola nuk iu gëzua, pasi përjetoi keq humbjen e shokut të ekipit te Barcelona, Vilanova. 


d.b/shqiptarja.com