Vijojnë spekullimet  mediatike pas ndarjes së aktorit Ben Affleck nga bashkëshortja  e tij Jennifer Garner. Sipas mediave të huaja thuhet se arsyeja e ndarjes së çiftit është aktorja Margot Robbie.

Affleck dhe Robbie janë duke punuar së bashku në prodhimin kinematografik “Suicide Squad” dhe mesa duket janë afruar mjaft me njëri-tjetrin.

Megjithatë zëdhënësi i aktores Robbie ka theksuar se mes tyre nuk ka asgjë.

Një tjetër spekullim rreth divorcit të Affleck ka përfshirë edhe ish të fejuarën e tij Jennifer Lopez, por ende asgjë nuk është vërtetuar.


ben affleck

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)