Shkaktoi 55 mln lekë dëm në buxhet
Pezullohet dekani i Mjekësisë

TIRANE- Një audit i 11 Qershorit të këtij viti në Fakultetin e Mjekësisë ka evidentuar shkelje në këtë institucion nga ana e dekanit të Fakultetit, Bajram Hysa. Mbi 55 milionë lekë rezulton të jetë dëmi ekonomik i shkaktuar në buxhetin e Fakultetit të Mjekësisë si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera nga Hysa.

Sipas Rektorit ka një shkelje të rënda të ligjit “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, pasi pas auditit të brendshëm , si dhe sa i takon ligjit “për përcaktimin e kritereve të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qera, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurive shtetërore”, janë konstatuar shkelje në masën 55. 365.479 lekë.

"Si pasojë e e shkeljeve të sipercituara urdhëroj Pezullimin nga detyra për Dekanin e Fakultetit të Mjeksisë Prof. Bajram Hysa”, thuhet shprehimisht në dokumentin e firmosur nga rektori Refatllari, një urdhër-pezullimi që disponon edhe "A1 Report".

Dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa i pyetur nga “A1 Report” është shprehur se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje pasi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se vendimi i Rektorit është i padrejtë, madje shkon më tej duke e cilësuar të qëllimshëm këtë vendim për ta pezulluar nga detyra.

Shkeljet e konstatuara nga auditi
 
55.365.479 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit të Fakultetit të Mjekësisë nga dekani aktual. Kjo është shifra e përgjithshme e bërë publike nga Rektorati i Mjekësisë i cili thekson se nuk është dokumentuar gjurma e auditimit për këtë shumë
 
Prej datë 23.01.2013, Fakulteti i Mjekësisë është njësi kryesore në varësi të Universitetit të Mjekësisë dhe për çdo procedurë financiare duhet të marrë miratimin nga ky Universitet. Por Specialistja e financës M.H me miratimin e dekanit z.Bajram Hysa i cili ka nënshkruar urdhër shpenzimet janë bërë transfertë Universitetit të Tiranës 43.000.000 lekë pa përshkrimin dhe relacion shpjegues përse bëhet kjo transfertë si dhe pa miratimin e Këshillit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë.
 
Në periudhën shkurt mars të këtij viti, dekani i Mjekësisë ka punësuar 15 punonjës me kontratë në institucionin që ai drejtonte, por në statutin e Universitetit të Mjekësisë theksohet se emërimet e punësimit bëhen nga rektori dhe jo nga dekani. Edhe në këtë rast auditi ka konstatuar shkelje për shkak të punësimit mbi strukturë.
 
Nga specialistja e financës znj. M. H janë bërë veprimet e pagesës për paga sipas 7 shkresave të dekanit z. Bajram Hysa me efekt financiar në shumat 1.278.741 lekë dhe që janë në kundërshtim me ligjet dhe statutin e Universitetit të Mjekësisë për shkak se nuk është zbatuar struktura e  miratuar me vendimin nr.1 datë 25.04.2013 të Këshillit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, duke mos i kundërshtuar ato, megjithëse në Ligjin nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” neni 12, 13 dhe 14 është e përcaktuar qartë dokumentimi dhe raportimi i urdhërave të kundërshtuar.
 
Detyrimet e prapambetura për vitin 2013 rezultojnë 56,642,053 lekë. Për këtë shumë nuk i është paraqitur asnjë dokumentacion grupit të auditit që vërteton detyrimet si dhe arsyet e këtyre detyrimeve. Ndaj dhe grupi i auditimi për këtë shumë nuk jep siguri për ekzistencën ose jo të këtij detyrimi. Por e vlerëson këtë vlerë si një barrë duke rënduar situatën financiare të fakultetit. Nuk janë bërë shpjegimet e rrethanave përse nuk janë paguar kreditorët në kohë nga specialistja e financës znj.M. H e cila ka ushtruar detyrën e nëpunësit zbatues.
 
6.576.000 lekë është pagesa e kryer vetëm për honorare, por specialistja M.H nuk ka dokumentuar gjurmën e auditimit për zërat “Paga me kontratë për personel me kohë të kufizuar në vlerën 3.332.916 lekë si dhe Shpërblime të tjera Personeli në vlerën 4.342.770 lekë
 
Janë kryer procedura e prokurimit për blerjet e vogla para datës së daljes së urdhrit të prokurimit  nga protokolli nga komisioni i prokurimit me vlera të vogla, komisioni përbërë nga M. H, R. M dhe M. N në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Në të gjitha rastet mungon bashkëlidhur kërkesat që kanë çuar në bërjen e prokurimit të blerjeve të vogla. Konstatohet shkelja e procedurës të prokurimit nga komisioni i prokurimit për procedura të prokurimit me vlerë të vogël në shumën 1.167.000 lekë.
 
Dekani i fakultetit z.Bajram Hysa ka bërë shënime duke shtuar emra në Listë prezenca duke tejkaluar kompetencat e tij, Specialistja e burimeve Njerëzore znj.M. N në disa raste nuk ka nënshkruar listëprezencat dhe specialistja e financës znj.Mimoza Hysolli ka bërë veprimet në listë pagesa për paga mbështetur në listëprezencat të cilat rezultojnë të parregullta.
 
Auditi ka konstatuar shkelje dhe në mbajtjen e kartelave kontabël inventariale si dhe nuk është dokumentuar regjistri i asteve dhe inventarëve të magazinës së fakultetit të Mjekësisë.
 
Nga dekani z.Bajram Hysa duke tejkaluar  kompetencat e tij, ka lidhur  kontratë qeraje  për dhënien e ambienteve të fakultetit të Mjekësisë me qera. Kontratat e dhënies me qira të ambienteve të fakultetit mbi të cilin kanë lindur marrëdhëniet kontraktuale, janë absolutisht të pavlefshme pasi nuk ka çmime, harta dhe vendime të marra nga organet administrative.
 
Dekani i fakultetit z.Bajram Hysa ka tejkaluar kompetencat e tij duke nënshkruar kontrata për dhënie me qera të ambienteve të fakultetit, pa autorizim e rektorit të UMT.
 
Dekani i fakultetit z.Bajram Hysa ka tejkaluar kompetencat e tij duke nxjerrë shkresa me karakter financiar, vendime të komandimeve dhe emërimeve në punë pa miratimin e rektorit të Universitetit organit qendror, si dhe specialistja e financës znj.M. H i ka ekzekutuar këto shkresa duke i shkaktuar Fakultetit një dëm ekonomik në vlerën totale 1.223.376 lekë
 
 
faksimile



faksimile

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati