Një punonjës policie në Kukës, me detyrë Shef i Logjistikës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një aksidenti të shkaktuar një natë më parë në aksin rrugor MilotMorinë.

Si pasojë aksidentit mbetën të dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, mes tyre pasagjerja dhe 2 fëmijët e mitur.

Nga kryerja e testit të alkoolit punononjësi rezultoi pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Ndaj efektivit rëndojnë veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.