Shkarkimi i Besnik Muçit, reagon Braçe: Për vakancën në Kushtetuese, nis çdo gjë nga e para!

Shkarkimi i Besnik Muçit, reagon Braçe: Për vakancën në Kushtetuese, nis çdo gjë nga e para!

'Çdo gjë do të nis nga e para për ngritjen e Kushtetueses. Ky është rregulli i ligjit' kështu është shprehur, zv/kryeministri, Erion Braçe pas shkarkimit të KPA-së, të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Braçe me anë të një reagimi të gjatë në rrjetet sociale i është përgjigjur edhe Presidencës, ku zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi hidhte akuza ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se duhet ti jepet fund 'Rregullave të ambasadave'.

 Zëvendëskryeministri, Erion Braçe  ndër të tjera ka theksuar se deklaratat se anëtari i Gjykatës Kushtetueses nuk mund të dalë para vettingut nuk është gjë tjetër, por vetëm një gënjeshtër e madhe. Sipas tij, me rrëzimin e Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, ky proces tani do të nisë nga e para.

Reagimi i Erion Braçës:

SA KEQ! SA KEQ! Por ky eshte RULEOFLAW! Besnik Muci u emerua gjyqtar ne GjykatenKushtetuese nga PresidentiiRepublikes, pa kaluar Vettingun!!!! Deklarata se per anetarin e GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per Vetting, eshte e kote, permban nje genjeshter te madhe! Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin!

Tani, per vakancen ne GjykatenKushtetuese, nis cdo gje nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura per te emeruar gjyqtarin e GjykatesKushtetuese, por zgjodhi me te papershtatshmin, ate qe ishte ende nen Vetting, nuk e kishte kaluar ate.

Ndaluni pak e mendoni; Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun, Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues, ka kaluar Vettingun; Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero! Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te DrejtesiseseRe. Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani! Cdo vonese pengon DrejtesineeRe!

DREJTESIAERE KALON NGA RULEOFLAW, PASTERTIA, AFTESIA, PAVARESIA POLITIKE. Kjo eshte ReformaNeDrejtesi! Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte! Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!

Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise, eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese! Boll me me refuzimin e politikaneve per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre! Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun!

Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues, Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.Ja vlen beteja per to! Deejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre!#BARAZIPARALIGJIT TANI!"

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 21/11/2019 20:20

    sipas mucos,meqe eshte gjyqtaar i kushtetueses dh nuk e kap vetingu,atehere duhet te kthehen ne detyre te gjithe ata qe vetingu i fshiu.keshtu ,vendet jane te plotesuara dhe mucua del perseri teper

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/11/2019 16:51

    O Like Dektetet e tua Dekoratat e tua Cdreketet e tua jane letra per te fshire menderin sic ka thene nje shoku juaj i ngushte ne Ideale Koha jote mbaroi Populli e di se kush je ti dhe cfare Aktiviteti Politik Ekonomik ke bete Tidhe shoket e tu Iku Besniku Muci Tani eshte rradha jote qe po vjen Te japesh llogari para Popullit qe nuk te do ne Drejtesine e re qe po Rilind bashke me Monen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë