![1661924163_Sequence03.01280718.Still060.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1661924163_Sequence03.01280718.Still060.jpg)
Shkarkimi i Gledis Nano nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë ka nxitur një deklaratë të dyzuar të ish kryeministrit Sali Berisha. Ai ka thënë se Nano është një viktimë i lidhjeve të freskëta e Ramës dhe Çuçit.
Jo vetëm kaq, por Berisha edhe pse ishte i pranishëm në një protestë sëbashku me Metën, për largimin e ministrit Çuçi dhe Gledis Nanos, tani radhit një shkrim në Facebook ku mbron me devotshmëri ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Berisha shkruan se disa të ashtuquajtura burime, pohojnë për të, se Nano u largua pasi ky zbuloi Aferën e Olsi ramës në Call Center si dhe ngarkesën me 2.2 ton kanabis që është transportuar nga mafia Rama-Çuçi.
‘Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.
Të dashur miq,
Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.
Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.
Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:
- 1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.
- 2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur’- shkruan Berisha.
Lajmi kryesor:
REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Berisha: Viktimë e lidhjeve Rama-Çuçi
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta në listat e deputetëve të Tiranës, Blushi 1 orë takim në PD për koalicionin parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
4 Shkurt, 12:32
-
'Në listën e sigurt ta zuri vendin Meta', Dash Sula i përgjigjet gazetarit: Po fitoi Rama do iki nga Shqipëria
3 Shkurt, 18:00
-
Spahiu: Rama t'i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Gjermani! Ai po bën fushatë për dy mandate, synon 93 deputetë
2 Shkurt, 18:04
-
SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës në zgjedhje
2 Shkurt, 13:46
-
SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës
1 Shkurt, 10:43
-
Basha e Alibeaj bëhen sërish ‘bashkë’/ Sidi Hasanaj nga Demokratët Euroatlantikë: Koalicion me 'Djathtas 1912' dhe LZHK-në e Shehit
31 Janar, 18:34
-
Beleri e Dule ndalohen të takojnë Metën në burg, Blushi sulmon SPAK: Shkel ligjin, vegël e Ramës! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S’bënë kërkesë
31 Janar, 15:16
-
Frrok Çupi: Presidenti po jeton në 12 metra
31 Janar, 13:05
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35