REAGIMET/ Shkarkimi i Nanos, ambasada e SHBA: Mirënjohje! Ishte partner i fortë! Meta: ‘Kokë turku’! Berisha: Viktimë e lidhjeve Rama-Çuçi

TIRANË- Pas shkarkimit, Ambasada amerikane në Tiranë shprehu vlerësimin për Gledis Nano. Me anë të një reagimi zyrtar, Ambasada e cilëson Nanon si një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar, por edhe si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”.

Reagime kanë ardhur edhe nga opozita. Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili thotë se Nano ishte ‘kokë turku’ pasi thekson se lidhjet e bandave janë në rang ministrash e kryeministrit Edi Rama.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj që tha se situata kriminale në vend është alarmante dhe se përgjegjës është vetë kryeministri Edi Rama dhe se largimi i Nanos, nuk është zgjidhje.  Ndërsa Sali Berisha bëri një deklaratë të dyzuar duke thënë se Nano është një viktimë i lidhjeve të freskëta e Ramës dhe Çuçit. Ndonëse ishte në protestë për shkarkimin e tij, tashmë mbron me devotshmëri ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe fajtor për çdo gjë sipas Berishës është kryeministri me Ministrin e Brendshëm.

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar gjtiashtu pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke bërë me dije se këtë e paralajmëroi 2 ditë më parë. Sipas tij, kjo erdhi pasi Ministri i Brendshëm e priti 1 orë në zyrë, por Nano nuk u paraqit.

Por ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër vendim të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja. Sipas tij, qeveria do ta zëvendësojë sepse nuk e ka nën kontroll.

Qeveria Rama shkarkoi sot drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, për rezultate të pamjaftueshme në detyrë. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Shkarkimi i Gledis Nanos, Berisha i dyzuar: Ai ishte viktimë, e hëngri mafia Rama-Çuçi

1661924163_Sequence03.01280718.Still060.jpg

Shkarkimi i Gledis Nano nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë ka nxitur një deklaratë të dyzuar të ish kryeministrit Sali Berisha. Ai ka thënë se Nano është një viktimë i lidhjeve të freskëta e Ramës dhe Çuçit.

Jo vetëm kaq, por Berisha edhe pse ishte i pranishëm në një protestë sëbashku me Metën, për largimin e ministrit Çuçi dhe Gledis Nanos, tani radhit një shkrim në Facebook ku mbron me devotshmëri ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Berisha shkruan se disa të ashtuquajtura burime, pohojnë për të, se Nano u largua pasi ky zbuloi Aferën e Olsi ramës në Call Center si dhe ngarkesën me 2.2 ton kanabis që është transportuar nga mafia Rama-Çuçi.

‘Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

  •    1-  Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.
  •   2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur’- shkruan Berisha.  
Ora 18:47
Shkarkimi i Nanos, Murrizi nuk përmbahet: Pse dështoi kaq shpejt kampioni 'i shpallur' nga Yuri Kim?

1654271988_murrizi.jpg

Myslim Murrizi ka reaguar për shkarkimin e Gledis Nanos duke folur me gjuhë të ashpër ndaj Yuri Kim.

"I denigrojne deri ne ate pike sa nuk i lejojne te japin as doreheqien sepse kenaqen kur i poshterojne deri ne fund dhe keta si vemje pa pike dinjiteti njerezore, nenshtrohen per nje vend pune. Edhe me kapele edhe pa kapele Gledisi e ka fajin thote Qeveria. Para dy ditesh pame nje Gledis pa kapele qe thoshte me nervozizem se nuk kishte dhene doreheqien.

Keta jane si prezervative shume perdorimsh dhe qendrojne gati per tju veshur çdo KA….rrikeje qe ju ofrohet edhe pse i degjenerojne ne ekstrem duke i keq perdorur deri ne shperdorim. Çfar personaliteti te peshtire rrezatojne keta klloun qe lepijne menderen e kujdo qe eshte ne pushtetin e rradhes. Si mund te jene drejtues institucionesh shume te rendesishme keta frymore pa karakter??

Pa le kur shoh dhe deklaraten e ambasadores Yri Kim qe eshte si ngushellim per te vdekur me vjen aq peshtire dhe aq keq sa them me vete çfare e detyron nje ambasador qe te sillet si vartes i Rames??? Para 10 muajsh kur u emerua Gledisi ,Zj Kim  e takoi dhe e shpalli “ kampion” te policise e mezi po priste te bashkepunonte. Pse “ deshtoi” kaq shpejt kampioni? Si u nderpre kaq papritur bashkepunimi?

Apo kur Qeveria bashkepunon me krimin nuk pyet pse nderpritet bashkepunimi i partnereve me Gledisin dhe Gledisat. Çeshte kjo deklarate sikur te ishte ne xhenaze??? Pse nuk reagoi Yri Kim e te thoshte qe kush shkarkon “ kampionet” tane do ta shpallim organizate terroriste?? Ose te thoshte po shkarkuat ata qe ne i duam fort dhe i kemi bashkepuntore ose i quajme kampion, do te hani bare. Pse ta kene kaq “ frike” Ramen keta qe nuk lene vend pa nderhyre e nuk kane lene te emeruar pa takuar????

Mezi po pres qe te kaloj ligji per lustracionin dhe dekomunistizimin siç ka deklaruar rilindja e te shoh si do reagojne partneret kur te largohen nga detyra Dvorani, Kraja, Sadushi, Rakipi, Panda e kompani si ish hetues ish gjyqtare ish prokurore e ish sigurimsa te diktatures. Per te qene i sinqerte dua te them se Qeveria nuk gaboi sot kur e shkarkoi Gledisin nga drejtori i pergjithshem i policise, por gaboi rende kur e emeroi Gledisin drejtor te policise se Shtetit.

Nuk mund te vish nga hiçi e te hipesh ne maje. Kjo menyre emerimesh eshte me absurdja ne nje Shtet formalisht demokratik.Kjo eshte bere nje semundje vrastare per karrieren, per kontributin dhe pervojen e atyre qe e meritojne te ngrihen ne detyre sipas rezultateve qe kane arritur.Mire do ishte qe drejtori i i ri i policise se Shtetit te mos ishte nje xhakete e vjeter e shkolles se sigurimit te shtetit por nje POLIC karriere qe nuk e lidh asgje me te kaluaren.

Por Rama nuk shkeputet dot nga kupola qe ka drejtuar policine ne kohen kur Rama ishte kr Bashkie dhe ne opozite ,sepse intimidohet shume nga paranoja e pergjimeve te atehershe, dhe ka gelltitur prej 9 vitesh çdo akuze qe kishte artikuluar atehere per drejtuesit e policise se asaj kohe duke i etiketuar si grupi “ çiftelia” apo miq te krimineleve. Rama nuk guxon te le jashte kupoles se policise ata qe dine zullumet e tij si dhe ata qe ja diktojne “ ustallaret” e bananeve. Keshtu qe patjeter Drejtori i ri i Policise se Shtetit do te jete nje ish drejtues i larte i policise se viteve 2005-2013", shkroi Murrizi.

Ora 12:27
Shkarkimi i Nanos, Ambasada e SHBA: Shprehim mirënjohjen tonë! Ishte partner i fortë si shef i Policisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagojnë pak orë pas zyrtarizimit të shkarkimit të Gledis Nanos. Në twitterin e ambasadës, diplomacia amerikane e vlerëson si një partner të fortë në bashkëpunimin e përbashkët me Gledis Nano.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Postimi i Ambasadës Amerikane 
Ora 12:25
Shkarkimi i Nanos, Alibeaj: S’është zgjidhje! Përgjegjës për situatën kriminale është Rama

1661946860_alibeaj1.jpg

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se largimi i Gledis Nanos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk është zgjidhje për të larguar krimin, Ai tha se përgjegjësia është e Edi Ramës

“Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.  Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve. Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij është e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund”, shkruan Alibeaj.

Ora 12:18
​​​​​​​Shkarkimi i Nanos, Meta: Askush nuk mund të gënjehet me këtë! Llogaridhënien për situatën ta kërkojnë te njeriu që flet me krimin

 

Lidhur me shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra kreu i PL-së, është shprehur se llogaridhënien duhet ta japë njeriu që bën komunikimin e drejtpërdrejt me krimin duke nënkuptuar ministrin Bledi Çuçi.

‘Askush nuk mund të gënjehet dhe të mashtrohet se një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për një përmirësim për një fuqizimin të sigurisë së shtetit apo të një depolitizimi të një institucioni tashmë partiak. Llogaridhënien për situatën në vend, vrasjet që ndodhin përditë, ta kërkojnë te njeriu që komunikon drejt për drejt me krimin, motivon e justifikon atë, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit dhe integritetin e policisë. Dua t’u them policisë të bëjnë gjithçka të mbrojnë ligjin mos ndikohen nga politika sepse në mënyrë absolute ora e ligjit në policinë e shtetit po vjen!’- tha Meta.

Ora 12:12
Shkarkimi i Nanos, Meta: Kokë turku, se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me ministra e kryeministrin

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për  shkarkimin e Gledis Nanos.

“Shkarkimi i Nanos vendim i çuditshëm. Kokë turku, ashtu si janë bërë më herët edhe ministra dhe drejtor të tjerë policie. Se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me ministra e kryeministra”, tha Meta.

 

Ora 11:20
Deputeti i PD: Çuçi e priti një orë në zyrë Nanon, ai fiku telefonin dhe s'i vajti! Radhën e ka Kraja

1661947919_dashnorsula1.jpg

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjë të cilën thotë se e kishte paralajmëruar të hënën.

Ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër vendim të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja.

“Kur cenohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar! E paralajmërova që ditën e hënë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje, por u dështoi kjo përpjekje.  Ministri e priti një orë në zyrë të hënën, por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt ministri i Brendshëm duke e shkarkuar. Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj maxhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cenohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. 

Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra.  Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorw”, shkruan Sula.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qimja: 01/09/2022 08:25

    Merrreni ne usa se ketu ky sben. Mbajeni me boje per mjekrren se ky eshte good for nothing.

    Përgjigju
  • redi: 31/08/2022 14:49

    USA ka te drejte te reagoje per shkarkimin e Gledis Nanos si partner i bedueshem i saj por kunjukturat politike te shqiptareve ndonjehere vazhdojbe pa pyetur partneret ! Krimin nuk e lufton vetem kurre policia ( mos harrojme shume raste kur pilicua i arreston dhe drejtesia jone e ndritur i nxherr jashte) me fakte por jane i gjithe sistemi i aghensive lighzbatuese qe duhet te veprije. Ministri nuk ka pergjegjesi ? Sander Lleshi dha direheqje pse nje polic vrau ne menyre shtazire nje dhale te ri te pa armatosur po Cuci . Provo Peteo Kocin minister dhe te shikosh rezultatet . Ka qene minister ne vitet ne te erreta te Shiqiperise ne 97 - 98

    Përgjigju
    • Olsi: 31/08/2022 16:22

      Ky Nano eshte per ne burg.Kish lene ata ushtaret (komanden speciale),qe gjoja erdhen per te stervitur tanet po ne te vertet eliminonin te fortet e krimit....Qe kur erdhen ata ka çdo 2 dite 1 atentat ,çuditerisht me 0% dëme kolaterale...

  • Beni: 31/08/2022 14:12

    Sa te pafytyre jane keto te ambasades

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin