Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari e ka cilësuar seancën në Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës pa baza pasi për të nuk ka asnjë arsye të fortë ligjore që ai duhet shkarkuar. Në një intervistë për "5 pyetjet nga Babaramo" për Report Tv, Braimllari tha se të 3-ja seancat në Kushtetuese treguan vetëm që Kuvendi ka manipuluar faktet dhe se kur e bënë këtë gjë me Presidentin dhe ia dërgon dokumentet e falsifikuara organit më të lartë në vend gjykatës Kushtetuese, atëherë mund të bëjë çdo gjë lidhur me procedurat e tenderave apo PPP, që sipas tij janë denoncuar vazhdimisht nga LSI .
"Unë kam gjykuar se nuk ka pasur çështje, pasi nuk është çështje ajo, është e qatë kur shkarkohet presidenti. Por këto 3 seanca provuan një fakt domethënës ku Kuvendi i ndjerë në presion nga mbrojtja e Presidentit kishin manipuluar faktet. Imagjinoni kur kanë guxim për të falsifikuar vendime të Kuvendit, imagjino se çfarë mund të bëjnë për të tjera se çfarë bëhet me procedura tenderimi, PPP apo vendime që prekin jetën e qytetarëve. Ai arrin të falsifikojë dokumentin kundër Presidentit dhe e dërgon në Gjykatë Kushtetuese që nuk ka më lartë se ajo, imagjino se çfarë bën me qytetarët e thjeshtë", tha Brahimllari.
Ditën e sotme Presidenca paraqiti provat që sipas saj janë falsifikuar nga Kuvendi me qëllim për të bërë të ligjshëm procedurat e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, në bazë të të cilës do të bëjë nesër një padi në prokurori. Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj tha se Kuvendi ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare.
Ashtu siç pritej më herët edhe LSI ka dalë ka dalë e gjitha në bllok në mbrojtje të Ilir Metës, ku i bën thirrje SPAK-ut e Prokurorisë që të hetojnë këtë shkelje ligjore të kryer nga Kuvendi.
pseo me i mire nga Taire eshte ky hyy plera
Përgjigju