TIRANË- Mazhoranca ka hedhur një hap para sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ulsi Manja, në cilësinë e kryetarit të Komisionit ka thirrur mbledhje më 22 nëntor në orën 11:00. Referuar të njëjtave burime, mësohet se kjo mbledhje do të zhvillohet për të diskutuar mbi konkluzionet e hetimit si dhe për të shqyrtuar raportin që do i dërgohet Kuvendit. Në këtë në këtë mbledhje do të jetë në tryezë raporti final i Komisionit të Venecias si dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.
"1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit datë 18.09.2019
2. Administrimi i Opinionit Paraprak dhe Opinionit Final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë11.02.1999 “Për Informacionin e klasifikuar “Sekret Shtatëror”” (i përditësuar)", thuhet në dokumentin e dërguar anëtarëve të këtij Komisioni.
Kujtojmë, që në raportin final të Komisionit të Venecias thuhej që presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat e tij duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, megjithatë theksohej se nuk është e mjaftueshme për shkarkimin e tij.
Në prononcimin që ka pasur më herët Ulsi Manja për Report Tv, ai tha se Komisioni i Posaçëm Hetimor është në hapat e fundit dhe se brenda nëntorit do të ketë përfunduar veprimtarinë e tij, teksa shtoi se ajo që është arritur deri më tani nga puna e këtij Komisioni, është dalë në përfundimi se Meta nuk ka një bazë të qartë kushtetuese për vendimin që mori për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja e komisionit hetimor ndaj Metës
-
O burra pa vones se deri sa ti vije ngordhja vemja po ben namin. Duhet te ishte shkarkuar nga dy vjet. Po tall menderen me shqipetaret debili.
Përgjigju -
KJO PROCEDUR DUHET TE SHPEJTOHET .PO PENGOHET REFORMA NE DREJTESI DHE ARSYET PSE PENGOHET JAN TE QARTA ,PER TE SHPETUAR KOKEN E TYRE KETE E KUPTOJN TE GJITH.
Përgjigju -
O sa më shpejt ta largoni këtë të psykopat nga presidenca ju lutem !
Përgjigju-
Do zoti dhe vē dorē amerika dhe na shpēton nga kuçedra, se po tē jetē për ps likja nuk ik nga kolltuku i presidentit as nē 2021! Misioni i tijë tashmē ēshtē i qartē : shkatērrim i reformēs amerikane nē drejtēsi, rikapja e gjykatave dhe prokurorive,rivēnia e tyre nē shērbim tē krimit e klaneve mafjoze, ruajtja me çdo çmim e psurisë sē vjedhur. Çdo opsion tjetër që minon këtē mision të like mafjozit do të përballet me "vijat e kuqe...flakë"!.
-









Komente
Komento